Manja në IEVP Durrës: Nisim projektin e punësimit të të dënuarve

Manja në IEVP Durrës: Nisim projektin e punësimit të të dënuarve

105
0
Shares

Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve lançuan sot projektin e ri për punësimin e të të dënuarve në Institucionet e Egzekutimeve të Vendimeve Penale. “Janë 380 të dënuar si fazë e parë që do të punësohen në IEVP e republikës. Sot startojmë me Durrësin, ku kanë filluar punën 15 të dënuarit e parë. Eshtë një program ambicioz, që implementohet për herë të parë me ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, është shprehur z.Manja. Ai ka shpjeguar se punësimi I personave që vuajnë dënimin në institucionet shqiptare, nuk do të jenë vetëm në administratën e burgjeve, por edhe në sektorin privat. “ Në burgun e Fierit po diskutohet të punësohen 200 të dënuar në sektorin privat, po ashtu edhe 70 të dënuar në IEVP e Reçit. Në total siç e thashë do të jenë 380 të punësuar në këtë fazë të parë që punojnë në administratën e burgjeve. Në lidhje me punësimet në bashkëpunim me sektorin privat, jemi në bisedime me shumë kompani, kryesisht në fushën e fasonerive. Në total do të jenë rreth 680 të dënuar që do të punësohen”, tha Ministri I Drejtësisë. Ai shpjegoi edhe mënyrën e pagesës që do të kryhet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ku të punësuarit në administratën e burgjeve dhe që paguhen me fondin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të kenë 25 përqind të pagës së funksionit që kryejnë, ndërkohë që të punësuarit në sektorin privat do të paguhen me pagën minimale. Në kuadrin e vjetër ligjor, puna e të dënuarve shpërblehej me zbritje të ditëve të dënimit. Në projektin e punësimit mund të përfshihen vetëm të dënuarit me vendim të formës së prerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY