Policia Kufitare e Qafë Thanës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, ndalojnë një shtetas të dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Aspirant Dinoshi, 36 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.03.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprat penale të lartpërmendura.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/