‘Vogëlushe më fal që arritëm vonë’, letra e zjarrfikësit po përlot mbarë...

‘Vogëlushe më fal që arritëm vonë’, letra e zjarrfikësit po përlot mbarë botën

58
0
Shares

“Përshendetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”. Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që me thonj e zemër në dorë për ditë kontrolluan nën rrënojat e atyre që ka pas tërmeti në Itali, e që shkaktoi së paku 290 viktima.

Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxorr e vdekur nga rrënojat po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon.

“Përshëndetje vogëlushe, të dhashë një dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave. Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushuar së marri frymë, por dua që ta dish që aty lart ku je se bëmë sa kishim në dorë për të të nxjerrë jashtë që atje”, i shkruan Andrea, Gulias 8-vjecare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia që u nxorr gjallë pas 16 orësh nën rrënoja.

“Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindur se një ëngjëll më shikon nga qielli dhe gjatë natës do të jesh një yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të dua shumë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY