Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta në Tiranë në ditën e dytë, mijëra qytetarë para zyrës së Ramës. Shtohen policët

10/03/2022
Protesta në Tiranë në ditën e dytë, mijëra qytetarë para zyrës së Ramës. Shtohen policët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Brohorima dhe mesazhe kundër rritjes së çmimeve përcollën qytetarët e mbledhur para kryeministrisë në Tiranë, sot në ditën e dytë të protestës. Ata i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të reagojë duke ulur çmimin e naftës dhe shportës ushqimore.

“Jemi këtu për kushtet për çmimet për jetesën është e papërballueshme. Jeta është shumë e vështirë është shtrenjtuar jeta. Unë 10 mijë lek marr gjithë ditën në punë. Çfarë do të bëjmë më parë. Edhe kryeministri ta shikojë. Çmimet e shportës janë shumë të shtrenjta, për këto kemi ardhur s’kemi ardhur për gjëra të tjera”, u shpreh një protestues për fax tv.

Gjatë protestës së sotme ka përforcime të forcave të policisë për shkak të një përshkallëzimi të mundshëm. Ditën e djeshme, qytetarët bllokuan rrugën duke paralizuar lëvizjen e automjeteve.

“Thonë se rinia shqiptare rri në kafe. Ku është rinia sot? Jemi të gjithë këtu. Ne kemi aq shumë probleme sa nuk dimë ku t’i kapim. Dua që sot më shumë se kurrë të ngrejmë zërin për ata të rinj të cilët arrestohen padrejtësisht për shkak se marrin pjesë në një protestë ku ngrejnë zërin. Unë kam ardhur me një shkrim sot: Po u arrestova sot, 3 vakte i kam të sigurta. Kjo nuk është një meme, është një turp. Reagimet tona do të jenë konkrete edhe për ata vëllezër e motra që i kanë arrestuar”, tha një protestues i ri.

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj tha se sot nuk po protestojnë për karrige por për bukën e gojës, për dinjitetin, për naftën.

Lapaj iu bëri thirrje qytearëve që të dalin të gjithë në shesh për të protestuar edhe gjatë ditëve në vijim.

”Fikni makinat. Kini parasysh ky është një vend i vuajtur, i vjedhur, s’do sakrifikojmë më për ju, i bëj thirrje Ramës ne s’jemi duke protestuar per karrige po për bukën e gojës, për dinjitetin, për naftën, vëllezër e motra tu tregojmë se s’duhet të tallen më, sdo i lejojnë të tallen më, boll më , boll më, boll më. Të gjithë të dalin në shesh. Të shtunën të gjithë marshim në shesh”, tha Llapaj.

Ndërsa fozografi Fekiks Bilani tha se  femijet e shqiptareve nuk jane njesoj me ata te politikaneve, ndaj te gjithe duhet te bashkohen kunder rritjes se cmimeve.

 “Unë dua ta nis me një thënie të Konicës, “nuk ka më antishqiptare sesa vetë shqiptarët”. A jemi në gjendje që të rrëzojmë këtë thënie të Konicës, a  jemi në gjendje të bëjmë këtë vend jashtë bandave të politikës. A jemi në gjendje që shqiptari ta dojë shqiptarin. Shtrojeni pyetjen, njësoj jeni ju me politikanët, jo. Njësoj janë fëmijët tuaj me ata të politikanëve? Jo. Njësoj ushqeheni ju me ata? Jo. Atëherë kjo protestë është e juaja dhe jo e politikës”, u shpreh Bilani. a.b

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

DITA 37/ Protestuesi: Mbështetja ndërkombëtare po rritet, Rama është një “kufomë politike”

06/07/2026
Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

Kosova sekuestron pasuri me vlerë 1 milion euro nga trafiku i drogës

06/07/2026
VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

VIDEO/ Procedohet penalisht biznesmeni Nadir Causholli pas një konflikti në Tiranë

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.