Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku, raport me 120 faqe për inceneratorët: 4 muaj hetime. Identifikim i abuzimit te buxhetit te shtetit dhe pastrimit te parave

07/03/2022
Tabaku, raport me 120 faqe për inceneratorët: 4 muaj hetime. Identifikim i abuzimit te buxhetit te shtetit dhe pastrimit te parave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Tabaku prezanton raportin prej 120 faqesh i realizuar pas 4 muaj hetime ku është konstatuar abuzimi qindramilionësh te buxhetit te shtetit dhe pastrimit te parave.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku nisi mbledhjen e fundit ku prezantoi gjetjet e raporteve të Komisionit Hetimor.

Mësohet se Raporti i PD është prej 120 faqesh.

Ne perpilimim e raportit kane marre pjese eksperte te mjedisit, energjitikes, te financave dhe juriste.

Tabaku: E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive.

Ajo që konsiderohet si “aferë masive financiare” është realizuar me mbështetjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe drejtues lokalë, të cilët renditen sipas rendit kronologjik telegrafikisht më poshtë (në vijim të Raportit janë të detajuara shkeljet e konstatuara).

• Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë së Elbasanit në kohën e procedurave për koncensionin e landfillit+inceneratorit të Elbasanit.

Z. Sejdini ka ndërmarrë hapat administrativë për shpalljen e “gjendjes së emergjencës mjedisore” në Elbasan, mbështetur në vendimin e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për “Shpalljen e fillimit të emergjencës mjedisore në Territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është organ këshillimor dhe nuk ka fuqi vendimmarrëse, referuar ligjit “Për menaxhimin e mbetjeve urbane”. Për këtë arsye, procedura administrative e nisur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, për “shpalljen e emergjencës mjedisore në Elbasan” është në kundërshtim me ligjin, të cilat u vijuan me pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit.

• Lefter Koka, ministër i Mjedisit në periudhën 2013-2017, në kohën që janë nënshkruar kontratat koncensionare për landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Dokumentat e siguruara nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe deklarimet e dëshmitarëve e cilësojnë si “personazhin kyç” në zhvillimin e procedurave në kundërshtim me ligjin, për procedurat për dhënien me koncension të impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

• Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe më tej Ministër i Financave gjatë kohës që janë zhvilluar procedurat për dhënien me koncension të ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Z. Ahmetaj ka mbështetur zyrtarisht procedurën e paligjshme për kontratën koncensionare të Elbasanit, si edhe ka lejuar shpenzime mbi tavanin buxhetor për pagesat ndaj kompanive koncensionare, në kundërshtim me kuadrin ligjor.

Z. Ahmetaj rezulton lidhje miqësore me shtetasin Mirel Mërtiri, i cili shfaqet si lidhje e fortë me të gjithë personazhet e prezantuar si pronarë e administratorë të kompanive koncensionare.

• Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës në kohën e dhënies së koncensioneve për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Z. Gjiknuri ka mbështetur procedurat e paligjshme për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, si edhe ka dështuar në mbikëqyrjen e situacioneve të punimeve të kryera nga kompanitë koncensionare, për të cilat janë lëshuar faturat financiare të paguara nga Buxheti i Shtetit.

• Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Z. Agaçi ka një rol thelbësor në shkeljet e procedurave ligjore në rastin e miratimit të kontratës koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan. Ai është përgjegjës për tolerimin dhe futjen e një projektvendimi për financimin e një kontrate e cila ishte firmosur pas një procedure të pabazuar në ligj dhe për të cilën ai ishte në dijeni.

• Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Z. Rama, në cilësinë e Kreut të Qeverisë, është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për shkeljen e procedurave nga ana e vartësve të tij, ministra, në procedurat për dhënien me koncension të landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

• Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë së Fierit.

Z. Subashi ka përgjegjësi për ndryshimin e vendit të ndërtimit të landfill+incenerator në Fier, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik Buxhetit të Shtetit.

• Alqi Bllako, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në kohën e procedurave për dhënien me koncension të ndërtimit të impianteve në Fier dhe Tiranë.

Z. Bllako është përgjegjës për ndjekjen e procedurave në kundërshtim me ligjin, si edhe për lejimin e “aferës masive financiare” që lidhet me landfill+incenerator në Fier dhe Elbasan.

• Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Z. Veliaj shmangu Këshillin Bashkiak dhe dha miratimin për dhënien me koncension për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë, Tiranë, në tejkalim flagrante të kompetencave të tij.

Z. Veliaj vijon të paguajë tarifën 40.61 euro/ton për shërbimin depozitim+incenerim të mbetjeve urbane të Tiranës, ndërkohë që procesi i incenerimit nuk kryhet për mungesë të impiantit, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm kolosal Buxhetit të Shtetit.

Z. Veliaj ka siguruar një monopol kompanisë koncesionare përmes një tarife të pamiratuar nga Këshilli Bashkiak në kundërshtim të plotë me Ligjin për Pushettin Vendor dhe gjithashtu Ligjin për Manaxhimin e Financave Vendore.

• Emirjana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës.

Znj. Sako përmes akteve të saj ka kryer një procedurë të dyshimtë të dhënies me Tender Publik të formës “Negociim pa shpallje” me vlerë fillestare të shpallur pre 2 mln eurosh dhe më pas të shndërruar në një tender publik me vlerë 10 mln euro. Ky tender publik u publikua në formatin e negocimit pa shpallje duke favorizuar kompaninë e Inceneratorit Tiranë në një prokurim publik në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike.

Lista e zyrtarëve shtetërorë që vlerëson përgjegjës për “aferën masive financiare” vijon me persona që kanë pasur poste dytësore apo pjesëmarrës në komisionet e procedurave koncensionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.