Numërohen kutitë e para në Shkodër, Lushnjë dhe Rrogozhinë. Si janë trendet

Numërohen kutitë e para në Shkodër, Lushnjë dhe Rrogozhinë. Si janë trendet

70
0
Shares

Është numëruar kutia e parë e votimit në Bashkinë e Shkodrës rreth orës 00.45 të së hënës.

Pas numërimit rezulton se kandidati me më shumë vota është ai i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia me 121 vota.

Ndërkohë që e dyta renditet kandidatja e PS-së Majlinda Angoni me 76 vota, ndërsa kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka marrë 39 vota.

Ndërkohë kutitë e para në Lushnjë favorizojnë kandidaten e PS.

Janë numëruar 8 kuti votimi, ku në avantazh mbetet kandidatja e PS-së Eriselda Sefa me 933 vota.

Ndërkohë që në vend të dytë mbettë kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Elton Bano me 576 vota, ndërsa Indrit Sefa i PD ka marrë 158 vota.

Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i votave edhe në Rrogozhinë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ në këtë bashki janë numëruar 5 qendra votimi nga 53 në total.

Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka marrë 251 vota, ai i Partisë Socialiste, Edison Memolla 606, ndërsa i “Shtëpisë së Lirisë”, 236.

Rezultatet e mësipërme janë marrë derë në orën 1.00 të së hënës. mk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY