Përfaqësuesi i Shtëpisë së Lirisë, Abi Malltezi, është konfliktuar me disa militantë të PS në qendrën e votimit ‘Neim Babameto’ në Durrës.
Malltezi tha se te qendra e votimit ishte një zonjë e cila intimidonte zgjedhësit, dhe i identifikonte nëse ata po votonin apo jo.
Malltezi tha se i është marrë dhe telefoni, në mënyrë që të fshihej video, ku sipas tij dokumentohet dhe intimidimi që i bëhej votuesve.
“Nuk ka prezencë policie në këtë qendër votimi, jemi njoftuar se militantët kanë bërë identifikimin dhe intimidimin e zgjedhësve. Kemi konstatuar një vajzë, e cila bënte identifikimin e zgjedhësve, e cila është punonjëse e bashkisë.
Erdhën një grup militantësh të PD të cilët më grabitën telefonin për të fshirë video, por gjithçka u zgjidh më pas. Parregullsitë kanë të bëjnë me intimidimin e zgjedhësve, kam takuar përfaqësuesin e PS-së dhe i kam kërkuar që zgjedhësit të votojnë në mënyrë të qetë”, tha Malltezi në Fax News.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/