Selia e PD nuk po gjen komisionerë për qëndrat e votimit çfarë ka vendosur në tension edhe KQZ.
Ky institucion ka bërë thirrje për të punësuar anëtarë dhe sekretarë komisioni në qendra votimi.
Ndërkaq pas kësaj situate të krijuar ka reaguar edhe Rithemelimi. Genc Pollo deklaron se ky është momenti kur kandidatët e selisë duhet të japin dorëheqjen.
”Grupimi Vulzimi nuk gjen dot komisionerë në shumë qendra votimi në gjashtë bashkitë në garë; duke cënuar procesin zgjedhor.
KQZ është detyruar të bëjë thirrje publike për të gjetur komisionerë (shih foton e linkun).
A nuk është koha për kandidatët e Grupimit Vulzimi që të deklarojnë dorëheqjen nga gara?
http://kqz.gov.al/per-shprehje-interesi-per-emerim-kryesisht-anetar-ose-sekretar-i-kqv-se/”, shkruan Pollo. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/