Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Autori i krimit mbi familjen shqiptare, pronari grek i shtëpisë

03/03/2022
FOTO/ Detaje të tjera për krimin ndaj familjes shqiptare në Greqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur në shtëpi së bashku me burrin dhe dy fëmijët rezulton se nuk ka lidhje me krimin makabër në Greqi, në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit.

Sapo dëgjoi lajmet, ai u vetëdorëzua në polici duke thënë se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte dorë në krim pasi ndodhej 300 km larg vendit të krimit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën.

Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç. Ai është i vetmi i mbijetuar, i cili gjeti vëllain e vdekur dhe doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Fillimisht dyshohet janë ekzekutuar me pistoletë dy prindërit dhe më pas janë masakruar me thikë ose sëpatë. Një prej fëmijëve është i mbytur, tjetri është vrarë me thikë. Autori ka tentuar të fshehë trupat që janë gjetur brenda banesës.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes. Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra. Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

07/07/2026
Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
Hutoi punonjësin e karburantit dhe ja mbath pa paguar, arrestohet 19 vjeçarja

Kosova godet skemën e kontrabandës së naftës, 9 të arrestuar

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

Berisha: Projekti britanik mbronte bregdetin, më pas u hartuan planet lokale

07/07/2026
Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Zbardhen emrat e të dyshuarve në skemën e kontrabandës së naftës Shqipëri–Kosovë

07/07/2026
Cfarë thotë Akademik Artan Fuga për vendimin e DASH ndaj Berishës: Berisha po mban qëndrimin e duhur, kërkon …

Akademiku Artan Fuga, thirrja e tij për deputetët: Kuvendi duhet të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.