Kreu i demokratëve, Sali Berisha kërkoi sot nga votuesit e Durrësit që të denoncojnë çdo kriminel elektoral që cënon lirinë e votës.
”Ju bëj thirrje të denonconi çdo kriminel elektoral. Dhe kriminel elektoral janë ata të cilët dalin për të blerë vota. Është interesi ynë jetik që me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer në Durrës e Ardi Mukës dhe kandidatëve të tjerë në bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet hap dyert e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kthimit të PD-së në pushtet”, tha Berisha gjatë një takimi elektoral në ish Kënetë.
Berisha: Vij këtu për t’u siguruar se vota juaj, besimi juaj për Ardi Mukën do shndërrohet në Shërbime ndaj jush, ndaj fëmijëve tuaj. Dhe se Ardi Muka në filozofinë e tij ka një qëllim kryesor të vendosë në qendër të bashkisë, të shtëpisë së parë të Durrësit qytetarin dhe interesat e tij. T’u shërbejë ju me përkushtim të madh.
Pak ditë na ndajnë nga ndryshimi që presin, mbarë qytetarët e Durrësit por edhe shqiptarët kudo që janë. Durrësi prej 22 vitesh qeveriset nga përfaqësues të PS-së. Cilido që mendon se këto 22 vite ishin vite në të cilat u përdor për të mbështetur, ndihmuar apo zgjidhur hallet e qytetarëve, le të mbajë qëndrimin e tij. Por unë jam i bindur se çdo njeri që mendon dhe kthehet mbrapa, e analizon çfarë ka ndodhur në Durrës këto 22 vite, konstaton se investimet në këtë qytet, për të ndryshuar jetën e tuaj, për kanalizime, shkolla, kopshte, për të sistemuar rrugët dhe rrugicat tuaja kanë qenë minimale. Kanë qenë të papërfillshme. Durrësi nuk është bërë një qytet më mirë i jetueshëm sot, përkundrazi, është bërë një qytet nga cili largohen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj të rinjtë e këtij qyteti.
Fare pak, në një distancë të shkurtër nga këtu ku jemi vizitova një masoneri, të një demokrati dhe menaxheri të shkëlqyer. Dy reparte i kishte të mbyllura, nga 300 punëtorë kishte 100 se të tjerët i kishin ikur. Po të shkosh më tutje gjen rrugë dhe rrugica të pashtruara. Po të marrësh dhe të shohësh llogaritë e qeveritarëve që qeverisën Durrësin, Gjushi (Vangjush Dako) e ka Dubain, siç e kini ju të themi shajakun, apo Tiranën.
Tjetri para Gjushit del se ka ndërtuar vilën mbi mozaikun, i cili kushton në vetvete shumë më shumë se Vila e tij. Një pasuri e madhe juaja. Edi Rama do të përvetësojë 820 mijë metër katror truall në port, tokë publike. U paraqit me një arab, arabin e mori deti u zhduk, pas një viti s’kemi më arab por i kemi letrat në shpellat offshore dhe kjo është e vërteta.
Unë ju them se vetëm me shitjen saj, me çmiemt e sotme çdo qytetari durrsak i takonin një mijë euro për frymë. Është tokë publike, pa marrë këtu fitimin mbi sipërfaqen e ndërtimit. Dhe sigurisht për këtë nuk flet Lulzim brava se Arabi para se të zhdukej në det, mori për drejtues menaxherin e kompanisë Brava dhe tani janë bashkë me Ramën. Në këtë kontekst, vota më 6 mars është një votë për një ndryshim të madh. Është një thirrje për çdo qytetar të Durrësit, të votojë ndryshimin.
Do ndalem dy minuta dhe tek rivalët e Ardi Mukës. Edi Rama dhe Vangjush Dako përfaqësohen nga zonja Sako. Në pamje të parë shikon një zonjë, dhe thua këtu jemi në rregull. Por jo ajo është ndryshe, ajo ka probleme serioze. Absolutisht çdo zonjë e PS-së mund të kandidonte përveç asaj. Po pse?
Ajo ka dy vjet që drejton Bashkinë e Durrësit. Unë, ju dhe të gjithë Shqiptarët kanë dëgjuar jo me dhjetra por me qindra familje durrsake në fshat apo qytet, që kanë pasur dëmtime të rënda nga tërmeti dhe që kjo nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë, por i ka diskriminuar. Kjo u ka bërë hile. Kjo i ka ndarë disa të nënës e disa të njerkës. Disa socialistë dhe të tjerë demokrat, dhe kjo është evidente. Ka dhe më shumë. Kjo zonjë ka qenë kryeinspektore në vlerësimin e dëmeve të shtatorit, dhe ka vendosur firmën e parë, në objekte të dëmtuara sipas saj, nuk ka dëmtime serioze strukturore. Mirëpo jo një por disa prej tyre në tërmetin e nëntorit, për shkak të ndryshimeve të thella strukturore që kishin dhe kjo i kish mohuar, morën jetë njerëzish. i tillë ishte hoteli i Ministrisë së Brendshme. Mbi bazën e aktit të ekspertimit të saj që nuk e pranoi ish kryetarja e bashkisë dhe dha dorëheqjen. Ministria e Brendshme dërgoi 120 kursantë. Zoti i shpëtoi dhe nuk u gjendën atë natë aty se do kishim pasur një batërdi. Një oficer i lartë që ndodhej aty humbi jetën, të tjerë humbën jetën në banesa të tjera kjo çështje është nën hetim. Zonja s’mund të kërkonte votën duhet të qartësohej një herë, të dilte gjithë kjo përgjegjësi e saj më pas të kandidonte. Pra s’mund të vijë të kërkojë votën e Durrsakëve.
Zonja Sako është anëtare e klubit të djegësave. Klubi i djegësave është paditur në prokurori, si një organizatë kriminale e strukturuar. Afera është kjo. Në vitin 2014 duke shfrytëzuar Lefter Kokën, një hajdut i dobishëm por jo kryesori dhe nuk e them këtë për ti dalë zot e dini ju, i thonë do bësh tenderin për djegësin e Elbasanit. Gjejnë kompaninë ja japin pa tender, pa asgjë me negociata të mbyllura. Njeriut të vet një farë Zoto, që lexohej njësoj si të themi Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi. Ai u përdor. Merr ky 22 milionë, bën tenderin, 12 milionë kushton djegësi me çelësa në dorë. Dhjetë milionë nga këto i ndajnë ministrat. Oreksi vjen duke ngrënë. Tani kemi Fierin, por kur morëm këtu dhjetë këtu pse mos marrim 15 milionë. Jepen 30 milionë e fiton pa tender po me negociata. E njëjta kompani e ndërton, 15 milionë me çelësa në dorë italiani. 15 milionë të tjera ngelen para për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Lefter Kokën dhe Arben Ahmetaj-n.
Tani kjo u shndërrua në parajsë për këta hajna dhe vjen djegësi i Tiranës. E dëgjuar Edi Ramën, që thoshte ku janë 420 milionë euro. Por vetëm ai i Tiranës ëshët 420 milionë, vetëm ndiqeni pak. Do i japim Zotos nga buxheti 120 milionë, por kjo ishte shumë e madhe. Atëherë këtë do e ndërtonin me para të tyre këta. Paratë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Po si? Sërish paratë do i paguanin qytetarët.
Ndërmarrjen e përpunimit të mbetjeve në Sharrë që prej 30 vitesh ishte ndërrmarje e BAshksië, tani e merr përsëri Klodian Zoto, dmth e marrin këta vetë. Dhe kësaj ndërmarrjeje të nesërmen i paguhej çdo ton mbetje 28 euro. Ju lutem, paguheshin 28 euro gjoja për djegie. Asnjë nuk digjej të gjitha groposeshin. Pra duhet të bëheshin 120 milionë që t’i ndanin bashkë. Po kjo zonja, ku del kjo e lidhur. Kjo ka dhënë në këto dy vjet dhjetë milionë euro nga taksat tuaja. Ja ka dhënë minierës së floririt të Edi Ramës në Sharrë. Çdo ton plehra që transportohet nga Durrësi kushton 40 euro. Dhjetë transporti, 30 depozitimi. Dhe kur u thirr kjo në komision të shpjegonte se çfarë ka bërë, e lëshuan nervat dhe dëshmoi një arrogancë, nuk mund të them të pashembullt, se nuk ka më arrogant se Edi Rama se ai qëndroi aty nja dhjetë orë me shpresë se do mashtronte po në fakt ra brenda, por kjo u ngrit ja mbathi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Kjo i ka dhënë Zotos dhe para dy javësh 200 mijë euro nga paratë e taksave tuaja. A mund të votohet kjo.
Tani miqtë e mijë të votosh këtë merr përsipër përgjegjësi të rënda.
I tillë është dhe kandidati tjetër dhe ky problematik, Luan Hoti. Ai ka monopolin, është monopolist. Gjakpirës janë vetëm biznesmenët monopolist. Biznesmeni jomonpolist nuk është gjakpirës. Ai krijon pasurinë e tij me mundin, djersën, mendjen dhe muskujt e tij. Kurse monopolisti krijon pasurinë duke pasur mbështetjen antiligjore të shtetit. Monopolet nuk lejohen, janë të ndaluara me ligj. Monopoliste është Vilma Nushi që merr fiton e ndan para me Edi Ramën për Check-up-in. Tani monopolist na del dhe Luan Hoti që ka shërbimet monopoliste nga Saranda në Shëngjin. Tani, Luan jo që nuk merr dot votën tonë, por ti as në PD nuk mund të jesh. Ne jemi parti anti–monopol. Ne jemi parti e konkurrencës së lirë e garës së hapur nga dole ti kështu. Ti ke qenë kontrabandë gjithë këto vite në parti. Dhe nuk është e rastit tani. E dini kush po ja bën fushatën, e keni marrë vesh ai quhet Spartak Braho. Pra Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër e imagjinoi dot. Ju bëj thirrje, asnjë votë kandidatit monopolist të Lul Bravës.
Ju bëj thirrje të denonconi çdo kriminel elektoral. Dhe kriminel elektoral janë ata të cilët dalin për të blerë vota. Është interesi ynë jetik që me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer në Durrës e Ardi Mukës dhe kandidatëve të tjerë në bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet hap dyert e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kthimit të PD-së në pushtet. U bëj thirrje këto ditë që kanë mbetur, kudo që i keni miqtë tuaj të afërmit tuaj, familjarët tuaj në këto gjashtë bashki komunikoni dhe kërkojini të votojnë për kandidatët e Lirisë. Gjashtë marsi është një ditë e rëndësishme shumë, për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/