Elton Bano zhvilloi sot takime me bizneset në tregun e qytetit.
“Barra e taksave , rënia e fuqisë blerëse e ka futur ne krizë dhe biznesin e vogël në qytetin e Lushnjes.
Sektori qe ka te punësuar një numer të konsiderueshëm qytetarësh dhe që zbut sadopak krizën ekonomike eshte futur vetë në vështirësi”-shprehet kandidati i Koalicionit “Shtepia e lirisë” për Bashkinë e Lushnjes Elton Bano i shoqëruar nga deputeti i PD, Z.Agron Shehu.
“Dëshirën për ndryshim e prek kudo ku shkoj.
Cdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatin e qytetit, Lushnja varet nga ju! Këtë të diel secili prej nesh, kudo në qytet, në fshat, në lagjen dhe familjen e tij ka në dorë të vendosë për jetën, të ardhmen, për ndryshimin”, theksoi Bano.
Nga tregtarët e biznesit të vogël i ngritën shumë problematika të cilat e kanë çuar në vështirësi këtë sektor, ndaj duhen krijuar kushte emergjente që të mos falimentojnë si pasojë e keqqeverisjes. Saimir Mërtiri
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/