Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qeveria shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit”

28/02/2022
“Qeveria shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha i kërkoi sot qeverisë shqiptare të bëjë transparencë për retervat ushqimore në vend duke patur parasysh luftën në Ukrainç.

Agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, duhen marrë masa për të lehtësuar kostot shtesë. Të shqyrtohen propozimet e PD për ulejn e TVSH-së dhe taksat mbi karburantin, tha Basha ndër të tjera.

Lulzim Basha: Ndërsa ndjekim me shqetësim sulmin brutal dhe të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën dhe qëndrojmë të vendosur pranë popullit të Ukrainës në këto ditë të vështira, me shpresën që ky agresion kundër një shteti sovran, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare do të ndalojë sa më parë,

Këtu, në vendin tonë, na lind detyra që të minimizojmë sa më parë pasojat e kësaj lufte.

Sot siguria jonë nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe falë faktit se Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Por është e qartë për të gjithë, se agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimet e drithërave dhe vështirësimi i sigurimit të tyre, tek cmimi i karburanteve, dhe për rrjedhojë edhe i produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Për këtë arsye sot i bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave apo për masat që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat edhe ne kushtet aktuale e kanë të vështirë të përballojnë nevojat bazë.

Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre.

Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve, ndodhemi përballë kërcënimit që vështirësitë në të cilën familjet shqiptare ndodhen, të thellohen edhe më shumë.

Prandaj është parësore dhe duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore dhe të karburanteve, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Rritja e mëtejshme e cmimit të karburanteve, që prej kohësh është bërë i papërballueshëm, do të ketë po ashtu pasoja të menjëhershme te cdo familje dhe sipermarrës.

Prandaj duhet menjehere marrja e masave për të lehtësuar kostot shtesë.

Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

2. Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

Ndonëse kjo situatë vjen prej zhvillimeve jashtë vendit, është detyrë e menjëhershme e qeverisë të marrë masa, dhe të bëjë transparencë duke informuar qytetarët, pa asnjë vonesë, sepse ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë blerjet masive të produkteve bazë nga qytetarët.

Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, e vështirëson atë. Prandaj duhet menjëherë, veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.