Berisha me Bardh Spahinë në Dajç: Asnjë votë kësaj arre me vrimë

Berisha me Bardh Spahinë në Dajç: Asnjë votë kësaj arre me vrimë

48
0
Shares

Drejtuesi historik i demokratëve shqiptarë, Sali Berisha u kërkoi sot votuesve në të 6 bashkitë kunka zgjedhje të mos votojnë Lul Bravën apo sic e konsideroi, arra me vrimë.

”U ndala këtu për t’u bërë thirrje çdo demokrati të Dajçit, Shkodrës dhe Shqipërisë, të votojmë opozitën e vërtetë, asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeriu i cili është 100% peng i dosjeve të tij”, tha Berisha.

Berisha ishte bashkë me Bardh Spahinë në takim me votuesit e Dajçit. Më poshtë një pjesë e fjalës së Berishës.

Berisha: Unë vij sot tek ju për të paraqitur kandidatin e opozitës sëvërtetë shqiptare, e PD të vërtetë i cili garon me aleancën Shtëpia e Lirisë për kryetar bashkie i Shkodrës, duke iu garantuar ju se Bardh Spahia do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i banorëve të Dajçit dhe banorëve të rrrethit tëShkodrës dhe qytetit të Shkodrës. Do të shndërrojë bashkinë e Shkodrës në shtëpinë tuaj, do të bëjë gjithçka me kom,petencat e qeverisë vendore për t’iu ofruar shërbimet më të mira, lehtësirat më të mëdha që do të ketë mundësi.

U ngrit me të drejtë këtu njëri prej jush dhe shtroi çështjen e titujve, është çështje themelore. Nëse iu kujtohet në vitin 2013, Edi Rama rendte nga një zonë në një tjetër duke u betuar dhe stërbetuar se unë brenda 2 viteve do të zgjidh në mënyrëpërfundimtare çështjen e pronëse. E vërteta, që ta dini, ne bëmëligjet për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare asaj.

Unë pardje isha në Peshkopi, në Fushë Aliaj, në Kastriot, fermerët të njëjtën gjë më ngritën, pronësinë, dokumentet e pronësisë. Po pse nuk i jep? Absolutisht me qëllimet më tëmbrapshta që në çdo rast mund t’ju thotë ju, tokën s’e keni me letra. Njëlloj siç po iu thotë në mes të Tiranës qytetarëve që kanë45 vite, jo 1 e 2, me shtëpi, me të gjithë dokumentet. Por u thotëse nuk e keni me letra. Njëlloj siç ka bërë ligjin e ashtuquajtur koorporata e investimeve strategjike. Çfarë do të thotë ky ligj? Që nga Velipoja e deri te Kepi i Stillës, e gjithë toka shtetëzohet nga shteti kur të dojë. Dhe i jepet kujt të dojë. U mora unë me atë proces se mu ofruan mua përpara, me një investim prej 15 miliardë dollarë. Dhe kur erdhi fundi, duhej bërë ai. Jo, thashë, atë ligj nuk me bëj kurrë, se ai ligj është de facto që shteti tështrijë dorën e tij të zezë mbi pronat e qytetarëve. E hodha nëkosh ligjin. Ky ka bërë ligjin. Kemi të bëjmë me një qëndrim antikushtetues ndaj pronës dhe pronësisë. Bardh Spahia do tëpërmbushë çdo detyrim për plotësimin e dokumenteve por ndryshimi i qeverisë është kushti i kushteve për t’i dhënëzgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Miqtë e mi,

këto vite nuk kanë qenë vite të mbara për ju. Në dallim nga shumë fermerë të zonave të tjera të Shqipërisë, përballoni më me guxim, vendosmëri fatkeqësitë natyrore. Jeni njerëz punëtorë tëpashoq dhe keni një tokë ndër më pjelloret e këtij vendi. Në 8 vite për problemin më madhor tuajin më thoni çfarë ka bërë Edi Rama për digat dhe barazhet kundër përmbytjes. Asgjë! Ju e thatë e bukur, 2 përmbytjet janë shpërblyer çështë e vërteta, e treta jo. Në çdo përmbytje ka një ligj, zhdëmton ai që përmbyt, zhdëmton pronari i digave dhe ne detyruam KESH-in në dy përmbytje të zhdëmtojë çdo qindarkë. Vetë në investuam nëargjinatura, barazhe, në të gjithë zonën nga Velipoja në Gurin e Zi, 38 milionë dollarë. Ne si qeveri ndërhymë në mënyrën mëenergjike për të zvogëluar pasojat e përmbytjes. Por përmbytja e fundit, KESH-i nuk kishte në konton e tij bankare pothuajse asgjë. Kështu që, ne bëmë çdo dokument që KESH në gjendjet financiare t’ju paguante borxhet ju. Ato janë borxhe dhe unë ju jap fjalën që ato do të paguhen qindarkë për qindarkë sapo PD tëjetë në pushtet. Asnjë falenderim sepse nuk bëhet gjë tjetër veçse zbatohet ligji. Duke parë se herën e fundit e kishte arkën bosh, ju garantoj, ju jap fjalën se do ta detyrojmë që të krijojëfondin e posaçëm për fondin e përmbytjeve. Në kohë të mirë do t’ia imponojmë me ligj dhe vendim qeverie, sepse këtu është e vërtetë që përmbytjet ripërsëriten, atëherë ne do t’i detyrojmë atëqë nga të ardhurat e tij të ndajë një fond, i cili do të përdoret vetëm për dëmshpërblimin e përmbytjeve nga digat. Kësaj do t’i japim përgjigje përfundimtare.

Të dashur miq, këto 8 vite fshati ishte i braktisuri i madh. Ju jeni dëshmitar se si janë rritur çmimet dhe kjo rritje e madhe e çmimeve të naftës dhe të uresë, nitratit, dapit dhe inputeve që ju duhen ju për bimët kanë rritur koston në atë shkallë saqëprodhimin tuaj bujqësor apo blegtoral e bëjnë të pavlefshëm. Qëtë gjitha këto janë akte të papërgjegjshme të qeverisë, sepse nëse rritet urea, dapi, nitrati, rriten për shkak se janë monopole pranëqeverisë shqiptare. I ka një klientelë e ngushtë dhe kjo klientelëndan fitimet me qeveritarët shqiptarë. Por përveç kësaj, asnjëlaborator i vërtetë nuk ekziston ju që t’ju mbrojë ju nga inputet dhe plehrat e skaduara. Dhe një pjesë e atyre që blini, jo vetëm i blini me çmim të 3-4 fishtë, por i blini të skaduara. Naftën e paguani njëlloj si fermerët në Zvicër, në Suedi në një kohë kur ata shesin me një çmim të paktën minimumi 6 herë më tështrenjtë se sa shisni ju prodhimet tuaja. Kjo politikë ka njëqëllim dhe vetëm një qëllim, shkretimin tonë, largimin e tërinjve, shndërrimin tonë në një komb pa të ardhme.

Unë para 1 jave kam qenë në Ana e Malit. Bëmë një takim nëoborrin e shtëpisë, i zoti i shtëpisë tha dal në mëngjes dhe nuk shoh më shumë se 2-3 oxhaqe të nxjerrin tym, nuk është kush nështëpi, boshatis, edhe ata njerëz shumë punëtorë, me tokë shumëtë mirë por njerëzit ikin. Në Myzeqe therin lopët e racës, janëpërgjysmuar lopët e raçës. Në vitin 2013 ne nuk importonim qumësht, përkundrazi eksportonim qumësht dhe vezë, sot këto prodhime kanë rënë në mënyrë dramatike sepse dengu i barit për lopën kushton dyfish kurse qumështi nuk është rritur dyfish. Fusin kontrabandë qumësht nga Serbia nga Greqia etj. Dhe faktikisht po shkatërrojnë fermerët shqiptarë. Është lidhur me Ballkanin e Hapur në mënyrë që të vërshojnë prodhimet bujqësore të Serbisë në Shqipëri në kushtet më të pabarabarta qëmund të imagjinoni sepse qeveria e Beogradit subvencionon fort me euro çdo kokë lope, çdo dhi, çdo dele, çdo dynym, çdo prodhim dhe e ka bërë këtë këtu e 70 vite më parë e gjer sot. Ka një sistem vaditje të përsosur, nga më të mirët, e ka Kosova atësistem franko-izraelit. Sigurisht që ju nuk mund të konkurroni me ata sepse ata kanë subvencione, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse të ikin djemtë tuaj, të punojnë në Itali apo diku tjetër dhe këtu të ngelin djerr tokat që janë shumë më pjellore se në Shumadi, Itali se kudo tjetër.

Ky proces zgjedhor vërtetë është lokal, por ju them se është po kaq kombëtar. Është mesazh i fuqishëm që ju dërgoni për të gjithë shqiptarët, është mesazh se duhet të mbjellim shpresën. Duhet t’ju them dy fjalë, e përmendi edhe drejtuesi juaj dhe zotëria, në të gjitha ndodhitë e këtyre 8 viteve, absolutisht një përgjegjësi shumë të rëndë ka drejtimi i PD. Pse? Sepse qeveria ka interesat e veta të mbrapshta, qeverisë nuk i intereson që të rinjtë të rrinë në Shqipëri për shkak të votës se votojnë kundër, i intereson të rrisë borxhin në qiell. Por opozita është e kundërta, opozita ngrihet fuqishëm. Dhe pikërisht se nuk u ngrit opozita, drejtimi i saj, të rinjtë nuk kishin besim te PD, nuk kishin shpresë te PD. Por a kishin të drejtë të rinjtë? 100 të drejtë.

Miqtë e mi,

mund të jesh shumë, mund të jesh pak, por më thelbësore tështë të jesh i vërtetë. Unë dua t’ju tregoj një moment, në vitin 1997 ne u bëmë copë copë si PD, dhashë dorëheqjen, u riktheva në parti, i pavdekshmi Pjetër Arbnori nisi grevën e urisë në makinë dhe realisht ai po shkonte drejt vdekjes. Fatmirësisht ndërhyri Zhak Shiraku, Helmuth Koln dhe e detyroi qeverinë që të bënte një negociatë të cilën s’e mbajti kurrë. Por ku e kam fjalën, tjetri në makinë, nuk merrte as ushqim, as ujë, asgjë, ne mblidheshim në protestë. Fillimisht ne ishim 30 veta në oborr, unë dilja në ballkon dhe mbaja fjalim sikur të ishin 30 mijë veta, ditën tjetër bëheshin 40, ditën tjetër 70, gradualisht u bëmë 300, u bëmë 300 dolëm në Bulevard, pushtuam Bulevardin. Por pse? Sepse ishim të vërtetë. Nuk ishim shumë, por ishim të vërtetë.

Kishim një ambasor të OSBE që kishte kaluar jetën te grupet marksiste-leniniste te Holandës, ai ishte një armik i egër i yni, tejkalonte edhe qeverinë në qëndrimet ndaj nesh, por sërish shkruante në raporte se tonet jetës politike ia jepte opozita. Por pse ia jepnim ne? Sepse ishim të vërtetë dhe çdo veprim që e bënim, e bënim sepse ishim të vërtetë. U ndala këtu për t’u bërë thirrje çdo demokrati të Dajçit, Shkodrës dhe Shqipërisë, të votojmë opozitën e vërtetë, asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeriu i cili është 100% peng i dosjeve të tij. Njeriu i cili 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje. Njeriu i cili si një Don Kishot me mullinjtë e erës kap karrigen gjoja s’jam i lidhur me të, në një kohë kur iu hodhi ju gaz, helme, vetëm për karrigen e tij. Për ta mbyllur me këtë njeri, e thotë populli, është arrë me vrimë, as nuk hahet dhe as nuk mbin. Ndaj asnjë votë kësaj arre me vrimë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY