Bardh Spahia, 6 marsi dita e kthesës së madhe për Shkodrën

Bardh Spahia, 6 marsi dita e kthesës së madhe për Shkodrën

48
0
Shares

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia tha sot gjatë një takimi elektoral në Bërdicë se demokratët e vërtetë do të votojnë Shtëpinë e Lirisë e do dëshmojnë se janë shumicë.

Ai shtoi se nga data 6 mars do të nisë epokë e re për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

“Ne jemi shumica në këtë vend e nga 6 marsi nis epokë e re për Shkodrën dhe Shqipërinë. Në tetë vjet kemi bërë shumë beteja. Jemi përballur me kundërshtar të egër. Nuk kemi menduar se do të gjendeshim në këtë ditë, të tradhtuar e të zhgënjyer nga ata që janë në krye. Kemi dikë që ka vendosur që të mbajë një vulë e të ndahet përfundimisht nga shumica e demokratëve.

Ne jemi demokratët e vërtetë e këtë do ta tregojmë më datë 6 mars. Shkodra, veriu janë diskriminuar, e mbarë Shqipëria. Të gjithë qytetarët nga 6 marsi do të gjejnë institucionet e bashkive me dyer të hapura, për të zgjidhur problemet që keni”, deklaroi Spahia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY