Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TËRMETI NË ITALI/ Prokuroria nis hetimet, dyshohet se mafia ishte përfshirë në rindërtim

28/08/2016
TËRMETI NË ITALI/ Prokuroria nis hetimet, dyshohet se mafia ishte përfshirë në rindërtim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy prokurori, ajo e Ascolit dhe ajo e Rietit kanë hapur hetimet pas tërmetit në Itali, për të zbuluar shkakun e një numri kaq të madh ndërtesash të rrëzuara. Një ndër rastet që do të merret në analizë është shkolla e Amatrices e cila ishte rikostruktuar në vitin 2012, por u shemb e gjitha në tokë. Do të hetohen materialet e përdorura për ndërtimin e saj, si dhe procedurat e ndjekura.
“La Republika” shkruan se ka dyshime që në rindërtimet e kohëve të fundit të ketë pasur abuzime, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e korrupsionit apo infiltrimit të elementëve kriminalë në këtë proces. Për këtë shkak do të ketë një koordinim me Prokurorinë speciale antimafia.
Për herë të parë nga e mërkura e javës së kaluar banorët e zonës së Ascoli Piceno kaluan një natë të qetë.
Në zonë nuk pati lëkundje të forta tërmeti por shumica e 2500 personave të mbetur të pastrehë janë detyruar të kalojnë natën jashtë. Numri i viktimave është 190, rreth 400 janë të plagosurit mes të cilëve janë edhe 5 shqiptarë.
Ndërkohë 14 trupa janë ende të paidentifikuar dhe për 5 prej tyre do të duhet të kryhet analiza e ADN-së. Në rrënoja vijojnë gërmimet, por shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar janë të pakta. Autoritetet thonë se janë rreth 15 persona të zhdukur.
Të shtunën i gjithë vendi ishte në zi, pasi u përcollën në banesën e fundit viktimat. Në ceremonitë e organizuara morën pjesë edhe Presidenti Serxho Matarella dhe Kryeministri Mateo Renzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.