“Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro”

“Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro”

43
0
Shares

Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro nga buxheti, Durresi i mbytur nga plehrat, theksohet në një deklaratë të PD.

Deklarata:

Shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë se si janë vjedhur parate e tyre.
Afera e inceneratorëve shpalosi përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes, ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh, familjeve shqiptare.

Qytetarët e Durrësit e shohin çdo ditë se si qyteti i tyre është i mbytur nga plehrat, ndërsa paratë e tyre përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar, mes të cilëve është kryetarja në detyrë dhe kandidatja për bashkinë e Durrësit.

Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY