Berisha, ftesë kandidatëve të Bashës të bashkohen me ‘Shtëpinë e Lirisë’, çfarë...

Berisha, ftesë kandidatëve të Bashës të bashkohen me ‘Shtëpinë e Lirisë’, çfarë tha në Dibër lideri i demokratëve

65
0
Shares

Ish kryeministri Berisha i kërkoi sot kandidatëve të Bashës që të bashkonin votat me ‘Shtëpinë e Lirisë’ për ti dhënë fitore demokratëve në 6 bashkitë e vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës në Fushë-Alie:

Jam këtu për të shprehur mirënjohjen e pakufishme për ju dhe mbarë dibranët, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë PD në këto dekada. Jam gjithashtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për një bir të Dibrës. Njërin midis jush, mësues intelektual Premtim Kryemadhi.

Demokrat i ditëve të para, shërbëtori juaj në vite si zyrtar. Dhe për tju garantuar se ai votën dhe besimin tuaj do ta shndërrojë në shërbime, në përkushtim ndaj jush dhe familjeve tuaja. Dibra këto tetë vite në raport me qeverisjen lokale, është përçmuar, nga qeveria e Tiranës. Ajo ka ndërruar këtu 5-6 kryetarë bashkie sepse ata nuk meritonin të qeverisnin asnjë ditë në Dibër. Sot e qeveris Dibrën me të deleguar nga Tiarana. Ju siguroj se Dibra ka mend, shpirt punëtor në atë masë për të qeverisur dhe Tiranën me mençurinë e saj. E kam treguar shumë herë, po jam këtu e dua ta tregoj dhe këtu. Kam pasur një mik ndër më të shquarit dhe realisht më të mençurit që kam njohur në jetën time, dhe kyishte Xhulian Emeri. Shtatë herë ish ministër i konservatorëve në Britaninë e Madhe, dhe dhëndër i ishkryeministrit McMilan.Po bisedoja një herë në Tiranë me të, dhe se si ra biseda po ti tregoja për kanunin, odën dhe ai në atë mjedis kthehet dhe thotë. “Universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës”. Ai tha një të vërtetë. Kishte mbaruar në një nga universitetet më të mira dhe ishte i biri i guvernatorit të fundit të Mbretërisë së Bashkuar në Indi. Por ishte mahnitur me mençurinë, urtësinë logjikën e dibranëve në odën e tyre.

Këto tetë vite janë vite në të cilat qeveria e Tiranës, përshtati qëndrime armiqësore jo vetëm ndaj veriut në mënyrë të qartë, por qëndrime armiqësore ndaj mbarë shqiptarëve. Beteja jonë në rrugën e lirisë, duhet të ishte një betejë për begati për zhvillim.,për integrim. Në vitin 2013-të me përpjekjen tonë për Begati arritëm të vendosemi në krye të gjithë vendeve të rajonit për rrogën mesatare dhe pensionet. Në vitet 2005-2003 bëmë transformime epokale ne infrastrukturë. Ku jemi sot. Sot Shqipëria është vendi i fundit për rrogën mesatare. Çmimet rriten e vetëm rriten. Mjerimi shtohet e vetëm shtohet. Varfëria shtohet e vetëm shtohet. Jemi komb me fëmijë por jemi komb pa rini. Të rinjtë sapo arrijnë moshën ikin, sepse në këtë regjim nuk shohin asnjë perspektivë. Qeveria është e kënaqur, e gëzuar me largimin e tyre.

Nuk i duhen sepse e di që ata votojnë kundër. Varfëron qytetarët.Po pse? Sepse e di që i shtyp më lehtë, i tremb dhe i frikëson, nuk ka një vend në botë as të lirë as diktaturë që të ketë arrestuar në një vit 38 mijë qytetarë për fatura drita dhe uji. Kurrë nuk mund të ndodhë ato janë çështje civile, jo penale. Ato zgjidhen duke zgjidhur kontratën por jo duke burgosur qytetarët që nuk munden të paguajnë. Me këto masa ky synon të shkretojë vendin. Qëndrimi i tij ndaj fermerëve është kryekëput armiqësor.Sot prodhimet tuaja nuk kanë treg, tejkalohen nga kostoja.

Në Myzeqe gjysma e lopëve të racës janë therur nga fermerët sepse dengu i barit kushton dy herë më shumë. Sepse çmimi i qumështit nuk justifikon shpenzimin që bëhet për prodhimin e tij. Në Kala të Dodës, nga 13 mijë kokë dele kishin mbetur vetëm dy mijë. Pra ën këtë mënyrë po ndiqet një politikë e shpopullimit, dhe si ngushëllim merri nga Bangladeshi. Që të gjithë vijnë për të emigruar në Evropë, mos kujtoni se vijnë për të qëndruar në Shqipëri. Jo mor jo vijnë këtu dhe shkojnë diku tjetër. Bën trafiqe Edi Rama me ta.

Miqtë e mi!

Dibrën e kërcënon një mynxyrë e vërtetë,. E kërcënon përmbytja e tokave, e shtëpive, e varreve të të parëve dhe historisë së saj që është njëkohësisht palcë e historisë kombëtare nga një digë e tëra korruptive. Diga e Skavicës. Ju lutem do t’u shpjegoj diçka. Në vitin 2005 kur erdha në pushtet pashë se Fatos Nano kishte firmosur me një kompani Italiane shumë serioze kontratën për ndërtimin e Skavicës që përmbyt të gjitha këto zona deri në Dibër të Madhe. I them kompanisë, “jeni kompani e nderuar, kam shumë respekt për ju, por s’mund të ndërtoj diga që të shpërngul qoftë një fshat të vetëm, qoftë dhe një lagje të vetme.Kjo është praktikë e vjetër e diktaturave. Unë njerëzit nuk i shpërngul. Pra në qoftë se ju pranoni të bëni një projekt përmbytje, dhe të bëni një garë për marrën e projektin se e keni marrë pa garë, atëherë unë jam shumë në rregull me ju”.

Kompania italiane më dha 100% të drejtë. Mori dhe bëri projektin i cili parashikonte një tunel nga Skavica afër Bicaj. Ujë merrte në Skavicë dhe kalonte pa asnjë përmbytje. Ky është projekti që unë mbështes dhe do ta mbështes. Por projekt me përmbytje unë nuk mbështes kurrë. Siç e dëgjuat ja thashë dje ministrit Manja. “Zotëri unë nesër jam në Fushë Alije. Urdhëro të shkojmë bashkë tu japim fjalën atyre që nuk pranojnë përmbytjen.  Ne s’mund të përmbysim ne historinë, tonë, tokat, Dibrën. Kjo s’mund të ndodhë kurrë” Filloi të përtypej dhe më tha se unë isha kundër investimeve amerikane.

Tani po ju shpjegoj diçka. Unë nuk jam kurrë kundër investimeve amerikane dhe të asnjë vendi tjetër. Por kam qenë, jam dhe do të jem deri në minutën e fundit të jetës time gardian i interesave të Shqiptarëve. Këtu nuk mund të kem asnjë lloj lëshimi.

Së dyti kompania amerikane që Rama ia ka dhënë Skavicën pa konkurrim, është futur në Shqipëri nga Sali Berisha dhe kam respektin më të madh për të. Ndërtoi rrugën e Kombit po e ndërtoi me tender ndërkombëtar të shpallur në Londër. Me juri ndërkombëtare të vendosur në Londër. Në atë tender morën pjesqë shtatë kompani të mëdha ndërkombëtare. Fitoi Bechtel dhe asnjë nga kompanitë e tjera nuk pati ankesë. Pra ky e ka dhënë me prokurim direkt. Unë këtë s’mund ta pranoj, as në Shqipëri, as nga SHBA. Sepse paratë janë të popullit, nuk janë as të mijat dhe as të qeverisë, janë taksat tuaja djersa juaj.

Për më tutje, kjo kompani që unë e respektoj shumë, erdhi mori pjesë në tenderin e rrugës Tiranë Elbasan. Nuk fitoi Ndaj dhe nuk asgjë këtu siç thotë Ulsiu, i cili nën diktatin e Edi Ramës harron se është Dibran dhe merr përsipër të mbështesë një projekt që s’mund ta mbështesë kurrë një dibran i vërtetë. Pra skam asgjë unë me investimet nga kudo që vijnë. Janë të mirëpritura investimet.

Me këtë rast unë i bëj thirrje dibranëve kudo që janë, në Tiranë, Durrës, Shkodër, New York, Boston, Gjermani, Angli të ngrihen në Këmbë për të mbrojtur Dibrën, për të ndaluar përmbytjen e Dibrës. Skavica shënojn hordhinë më barbare të të gjitha kohrave që kërkon të shkarkohet mbi Dibrën. Ajo sdo ndërtohet kurrë për të përmbytur Dibrën.

Miqtë e mi,

Ne jemi në këtë garë, dhe kandidati ynë është njëri prej jush. Me virtytet dhe shpirtin tuaj të pastër. Ju garantoj se nuk do tu zhgënjejë. Përballë tij është kandidati i përmbytjes së Dibrës.Kandidati i Ulsiut dhe i zonjës Balluku. E imagjinoni një moment, do të mbrojë interesat tuaja zonja Balluku. Ajo vazhdon. Ka kusure të madhe, ndërton rrugë me kosto tetë herë më të lartë se sa ndërtohen rrugën në BE. 8 herë më të lartë se saështë ndërtuar një kilometër rrugë me paratë e bankave evropiane në by pass-in e Fierit. Këta ndajnë para dhe ka rrezik që edhe dyshekët i kanë të mbushura me euro, në vend të puplave fusin euro.

Tani një këshillë kam për ju. Natyrisht ata janë deputetë të dydhe kanë të drejtë të vijnë për fushatë. Por drejtorët e tyre po i patë kund dijeni se janë kriminelë elektoral që shkelin ligjin dhe mos i pranoni në asnjë takim elektoral. Ata e kanë të ndaluar me ligj të marrin pjesë në fushatë. Ti filmoni dhe ti damkosim si kriminelë elektoralë.

Së fundi dy fjalë për zotin Haka, dhe ëpr të gjithë. Miqtë e mij, të gjithë demokratët për të cilët ndjej dhimbje shumë të madhe dhe mendojnë të mbështesin kandidatin e Lul Bravës. Tani pse e them këtë. Ju i keni parë të gjitha pollet. Dhe mbrëmë një nga ata analistët e sondazhit, tha se ky rrokulliset nga minuta në minutë dhe është i pavlerë. Kjo është e vërtetë. Tani unë spo ndalem në ato kusuret e atij se ato i dini vetë. Mbështetja e tij i ka rënë te këmbët, sepse besëprerin se mbështet njeri. Ju e thatë në kohë të Skënderbeut, por edhe më parë dije si i jepej kafja, përzihej linçohej. Ka pas rregulla. Por e lëmë këtë. Ka thënë kydibran ndonjë fjalë për Skavicën.  Mediet kanë shkruar se ai ka interesa, nuk di të them, por çdo gjë mund të jetë por dibran nuk është. Ai pranon të varroset Dibgra nën ujë. Po kjo s’mund të ndodhë me një dibran.

Një dibran ndjen në gjakun e tij të qenurin dibran dhe ajo buron nga krenaria e Dibrës e cila është shkrojtur në çdo pëllëmbë tokë. Ndaj dhe këtij po i bie me shpejtësi çdo lloj mbështetje. E morët vesh se dhe një udhëtim që ndërmori u kthye rrugës. Po ato janë punët e tij për ne ska rëndësi. Rëndësi ka qe në të bashkohemi. Prandaj i bëj thirrje edhe kandidatit, edhe shtabit të tij, të vendosin bashkërisht të votojnë për Premtim Kryemadhin, të dalë nga vota juaj sepse po humbin një rast të madh shumë të madh për të firmosur shpresën për Dibrën dhe Shqipërinë. Mos harrojnë sakrificat e tyre 9 vite në opozitë, mos harrojnë vuajtjet e opozitarëve dhe të rinjtë që largohen nga rregjimi i Edi Ramës.Të lenë mënjanë inatet, të bashkohemi dhe nga këto zgjedhje të dalim fitimtarë në Dibër dhe në të gjitha Bashkitë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY