Berisha fton fermerët e Dibrës të votojnë ‘’Shtëpinë e Lirisë’, premton transformim

Berisha fton fermerët e Dibrës të votojnë ‘’Shtëpinë e Lirisë’, premton transformim

44
0
Shares

 

Ish kryeministri Berisha zhvilloi një takim sot me fermerët e Dibrës në mbështetje të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi.

Në fjalën e tij Berisha përshkroi situatën e rëndë të fermerit shqiptar.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Investimet e k
ësaj qeverie në bujqësi janë 3-4 herë më të ulta se në Kosovë dhe pakrahasimisht më të ulta shumë herë në çdo vend tjetër. Ai buxhet që caktohet, 80% shkon për rrogat e Ministrisë dhe të parazitizmit të saj.

E vërteta, duhet t’ua them ju këtu, se në vitet 2005-2013 nëfshatin shqiptar janë investuar më shumë se në të gjithë sektorët e tjerë të marrë së bashku. Janë investuar 3.2 miliardë euro, që tëgjitha në infrastrukturë, në rrugë, në shkolla, në kanalizime, ujësjellësa, sipas një parimi: fshati duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit, ne energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendër shëndetësore, rrugë automobilistike. Me këto 3.2 miliardë euro u ndërtuan në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë km rrugë. E gjitha kjo bëhej me bindjen më të plotë dhe të thellë se pa një fshat të zhvilluar nuk ka dhe nuk mund të ketë njëShqipëri të zhvilluar. Mbetën, fshati kishte nevojë të paktën edhe për 2 miliardë euro të tjera investime për të kompletuar infrastrukturën.

Dhe ky investim ishte jetik për Shqipërinë rurale, si për tëndryshuar jetën e atyre që banojnë aty, ashtu edhe për tëarritur,m për të përfituar të mirat më të mëdha të mundshme nga çdo territor i vendit. Në këto 8 vite projekti i ringritjes sëShqipërisë rurale pothuajse u asgjësua, mbeti me disa projekte jashtëzakonisht të parëndësishme. Ne vendosëm, siç jeni ddëshimtar ju, skemat e subvencioneve për drutë frutorë, për gjedhët, për të imtat, për vaditjen me pika, për një seri procesesh.

Kjo skemë funksionoi. U fillua në vitin 2007, por 45 mijëfemerë përfituan nga kjo skemë. Subvencionet u pakësuan nëshkallë maksimale. Aplikimet tuaja në e-Albania më kujtojnënjë shprehje të vjetër, quhej “Posta e Hazirit”. Çfarë ishte Haziri? Haziri ishte një malësor tropojan, djal i guximshëm dhe i ndershëm. Punonte postier gjatë mbretërisë. Merrte postën nëKukës dhe thoshte; kjo mund të ketë ndonjë dënim brenda dhe e hidhte në Drin. Posta në Tropojë nuk arrinte, ajo mund të ketëkishte edhe gjëra të tjera, por ky Postën ia hidhte Drinit. Ai e bënte për qëllime të mira, por e-Albania e Edi Ramës është njëlloj mashtrimi në sens të kundërt me Postën e Hazirit, aplikojnëme qindra, fitojnë disa dhjetëra. Kjo është e vërteta. Nëse ju konstatoni, ai (Edi Rama) fjalën fermer dhe fermë i ka të huaja, nuk i përdor, nuk ka vlerësim.

Zotërinjtë që folën përpara meje dhanë shifra dhe të dhëna tronditëse, qoftë me shkretimin e fshatit nga banorët dhe tërinjtë. Një ditë isha në një fshat Ana e Malit në Shkodër dhe njënga të pranishmit në takim, madje në oborr të tij zhvilluam takimin, e kishte mbi fshatin shtëpinë. Më thotë, doktor kur dal në mëngjes të pi kafe në borr, janë 2-3 shtëpi që nxjerrin tym, tëtjerat janë bosh. Janë bosh në një kohë kur Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha, nëse ne vendosim t’i shfrytëzojmëato, dimë si t’i shfrytëzojmë ato. Dhe unë po ndalem sot te Bujqësia, ne kemi pak tokë, por dy gjëra, ne kemi mundësi tështojmë këtë tokë dhe ne kemi tokë të shkëlqyer. Nuk ka tokë pa frut në Shqipëri. Kudo të mbjellësh në këtë vend, po i bërëshërbimin aqbsolutisht mbin dhe jep prodhim, është tokë e bekuar, e mrekullueshme. Por do shërbime, plehërim, vaditje. Kam ardhur para disa vitesh në Dibër, rastisa në një panair prodhimesh blegtorale. Më ka mbetur në mendje, gjej në stendënjë lloj djathi që unë e kisha parë në Tv, e prodhonin në Italinë e Veriut.

I them atij djalit, po t’i këtë si e ke bërë? Kam qenë në Itali, tha, ruajta atje delet, erdha këtu dhe kam vënë delet e mia dhe tani e prodhoj. Sot janë me mijëra emigrantë që kanë punuar në këto vende në ferma dhe që kanë dëshirë e vullnet të sjellin eksperiencën më të mirë që të aplikojnë në vend. Kjo nuk ndodh sepse qeveria e ka braktisur në të gjitha aspektet bujqësinë. Qeveria ka vendosur monopolet, janë klientela e qeverisë. Pse është rritur çmimi i plehrave kimike, ilaçeve të bletëve? Sepse janë monopol, tregtinë e këtyre e kanë njerëz të qeverisë dhe bëjnë çtë duan. Pse Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë nëEuropë sa Suedia e Zvicra? Sepse Edi Rama me importuesit ndan fitimet, vendos taksë pas takse. Ka nxjerrë tani edhe taksën e kontrollit mbi pompa, po dyfishohet, dhe kjo është rritje e çmimit për ju dhe shqiptarët. Është detyrim i kthimit te parmenda.

Kjo qeveri në qëndrimet e saj me një parim absolutisht çnjerëzor, jo shkencor, subvencionon vetëm ata që kanë 1 ha e sipër. Po të hyjmë këtu, ju e dini më mirë se unë, por përtej Drinit, jo gjer në Mirditë, por edhe në Pukë e të zbresësh në Drin nëë anën tjetër, 90% e fshatarëve kanë 3-4 dynym tokë, s’kanëmë shumë, ne e dimë mirë. Në vend që t’i ndihmosh këta, çfarëu bëri këtyre? Sa erdhi në pushtet ua hoqi ndihmën ekonomike 20 mijë familjeve. Ndihmë për atë ngastër tokë nuk iu jep, orientim se çfarë mund të mbjellin që iu jep përfitim më shumënuk iu bën dhe ua heqim edhe ndihmën ekonomi se kanë njëtelevizor se ua ka falur dikush, ose u ka ardhur nga një njeri, tëgjitha këto ishin qëndrime shkatërruese për fshatin. Ne ju garantoj që do ta kemi përparësi të madhe fshatin dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Përqendrimi ynë fillimsiht do të jetëinfrastruktura, ai është projekt i domosdoshëm, çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e një lagje të qytetit, nuk mund t’i ndash qytetarët të dorës së parë dhe të dorës së dytë, jo, do të gëzojnëato shërbime nga sektori publik që gëzojnë lagjet e qytetit.

Do të trefishojmë dhe do të arrijmë në mesataren e rajonit për mbështjen direkt të prodhimit bujqësor dhe fermerëve. Njëproblem madhor këtu është pronësia e tokës. Në Dibër që tëgjithë tokën e kanë pa ndonjë problem me fqinjin apo me ndonjëtjetër, Edi Rama nuk jep tapitë. Ne, duke ditur këtë lloj ndarje, në vitin 2013 bëmë një ligj ku autorizonim krytarët e komunave që të ngrinin pleqësitë e fshatit dhe ata të vendosnin për kufijtëdhe të lëshoheshin tapitë. Ai e anuloi ligjin me qëllimin e mbrapshtë që kur t’i teket t’u thotë që ju s’keni letrat, të bëjë atëqë po bën me banorët e ‘5 majit’ që kanë 25 apo 40 vite aty, qënë çdo ligj atyre iu takon dhe vetëm për të mos i dëshpërblyer u thotë ju nuk keni letra.

Këtu ekziston një projekt, ai i Skavicës të cilin ne e kundërshtojmë. Pse e kundërshtojmë? Ne nuk jemi absoluitisht për të përmbytur toka pjellore dhe për të zhvendosur fshatra. Ne kemi firmosur mbi 400 kontrata për HEC-se, asnjë prej tyre me zhvendosje fshati. Jo. Apo përmbytje tokash të qenësishme bujqësore. Duhet ta dini, nëse ne kemi diçka me pakicë, kemi tokën. Jemi vendi me më pak tokë për frymë në Europë. Tëmarrësh përsiipër të përmbytësh Dibrën, ta futësh nën ujë në çdo lloj aspekti është e dënueshme dhe e papranueshme. Dje mëthoshtë Ulsiu se ti je kundër investimeve amerikane. Jo, nuk jam kundër investimeve amerikane. Ajo kompani që ka marrëSkavicën, ajo ka ndërtuar Rrugën e Kombit gjatë qeverisjes time. E ka marrë me tender të hapur në Londër, kanë qenë 7 kompani, ka fituar tenderin, nuk ia kam dhënë direkt. Dhe nga ato 7 kompani nuk është ankuar asnjëra për padrejtësi. Juria qëka vlerësuar ka qenë ndërkombëtare. Po kjo kompani e nderuar dhe e respektuar shumë nga unë, mori pjesë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe doli e katërta. Pse ishte amerikane nuk mund t’ia jepja, i thash nuk fiton dhe fitoi ajo që solli ofertën më tëmirë. Qeveria është gardiane e taksave tuaja. Pra, nuk ka të bëjëme asnjë lloj qëndrimi tjetër, përveçse me faktin se ai HEC nuk mund të pranohet se përmbyt fusha shumë të mira, prodhuese, fshatra të Peshkopisë. I kërkova dje ministrit, Ulsi Manjës, i thashë eja sot në Fushë Aliaj dhe t’u themi atyre që nuk do tëndërtohet Skavica. Nuk tha që do të them.

Edhe deputetët e Lul Bravës, që unë kam respekt, nuk ngrihen kundër Skavicës në Parlament sepse nuk i le ai. Se ata e kuptojnë çdo të thotë të përmbytësh Kastriotin, Fushë Aliajn dhe me radhë këto fshatra. Ndaj dhe thirrja ime është për të gjithëDibranët kudo që janë, të ngrejnë zërin fuqishëm. Nuk ështëaspak e vërtetë se kjo po bëhet se është investim amerikan, ai është investim shqiptar se atë e paguajnë taksapaguesit shqiptar. Të Arsyetojmë se ai projekt e varroz një pjesë qenësore tëDibrës dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Do të ndërtosh Skavicën, jam plotësisht dakord, me tunel nga Skavica në Bicaj. Është projekt. Kur më erdhi kompania italiane që ia kishte dhënëFatos Nano, i cili kishte firmosur kontratën. I thashë zotëri, unëdy parime kam, ishte kompania më e mirë ndërtuese e HEC-ve në Itali, i thashë, unë fshatra nuk shpërngul, as të gjallë, as tëvdekur nuk i lëviz, aty e kanë vendin e tyre. E dyta, nuk mund tëpranoj një prokurim direkt, pa tender. Ishin mjaft njerëz gentelmen të vërtetë, ke të drejtë më thanë. Dhe përgatitën njëprojekt me tunel nga Skavica e deri afër Bicajt. Këtë e pranoj i thash. Bushatin ne ia kishim dhënë në vitin 1995 një kompanie kineze për të ndërtuar me digë dhe të gjitha dhe ne e anuluam. I them vetes një mijër herë sa mirë bëmë që e anuluam. Do përmbyteshin kot fusha dhe do të transformohej Shkodra, s’do kishte më nevojë për liqenj, i ka liqenjtë Shkodra, ka liqenin, Bunën, Drinin, të gjitha. Njeriu korrigjon gabimet, por këta i ka kapur, kush e merr vesh, afera korruptive dhe nuk tërhiqen. Është koha t’u themi që kurrë Dibra nuk do mund të përmbytet.

Ky është zotimi ynë!  

Ju ftoj të votoni Premtim Kryemadhin, ju garatoj se do të jetë një shërbëtor i juaji dhe do të bëjë gjithçka t’iu mbështesë për suksesin, aq sa ka bashkia në dorë.

Por nga ana tjetër, kjo votë, pasi ka ndërruar 5 kryetarë bashkie, është një mungesë totale respekti për Peshkopinë dhe dibranët, Partia Socialiste këtë herë s’ka të drejtë morale të kandidojë njeri në Dibër, me atë që ka bërë 8 vjet rresht, duke ndryshuar çdo 1 apo 2 vjet kryetarin.

Sikundër i them atij tjetrit, zotit Haka, duhet t’i thërrasësh ndërgjegjes, dhe demokratëve që e mbështesin, keni kaq vite në opozitë dhe sakrifikoni dhe tani kërkoni të dëmtoni opozitën. Tani ju e shihni që Lul Brava është rrokullisje çdo ditë e më të madhe, si mund të votoni ju për atë kur keni kandidatin tuaj të opozitës së vërtetë dhe ju keni qenë për opozitën e vërtetë. Uroj që të bashkohemi, i ftoj që të bashkohemi dhe të gjitha votat t’ia japim Premtim Kryemadhit dhe me Dibrën të firmosim një kthesë të madhe, të firmosim për shpresën e shqiptarëve!  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY