Rama pas dëshmisë lan duart me skemën korruptive të inceneratorëve: Kush ka...

Rama pas dëshmisë lan duart me skemën korruptive të inceneratorëve: Kush ka punuar pas shpinës së qeverisë, përgjegjësi personale

59
0
Shares

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama me mediat pas dëshmisë Komisionin Hetimor për Impiantet e Trajtimit Mbetjeve Urbane

Zoti Kryeministër, pas më shumë se 10 orë dëshmi nëKomisionin hetimor, ju thatë që interesi juaj ishte të sqaronitqytetarët në lidhje me pretendimet e opozitës, ja arritët qëllimit?

Kryeministri Edi Rama : Këtë gjë do ta thonë qytetarët kur tëvijë radha që të flasin dhe populli kur flet, flet me votë. Pjesatjetër, besoj që ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, u dëgjuan të gjithë ato që ishin për t’u thënë. Kush ka sy le tëshohë, kush ka veshë të dëgjojë, kush do të kuptojë, le tëkuptojë, kush nuk do, nuk ke cfarë i bën.

Zoti Rama ju theksuat se vlera prej 430 milionë euro, është njëvlerë nuk u shpjegua nga ana e anëtarëve. Cfarë do të ndodhëtani në vijim?

Kryeministri Edi Rama: Çfarë nuk u shpjegua?

Të paktën nga çfarë po pretendohej nga anëtarët e komisionit, vlera prej 430 milionë euro ishte një vlerë që nuk i dhanëshpjegimin e duhur anëtarët. Çfarë do të ndodhë në vijim?

Kryeministri Edi Rama: Nuk kanë çfarë shpjegimi të japinanëtarët pasi 430 milionë euroshi nuk ekziston. Bëhet fjalë përnjë shumë, e cila është për deri në vitin 2047 si angazhim për tëvazhduar të paguhet mbledhja, përpunimi dhe transformimi imbetjes në energji. Nuk ekziston. Pra, nuk është se është sot nëarkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shtetit dhe u krijua njënarrativë shumë e ulët në të gjitha aspektet, që kishte nevojë përta zbardhur dhe ju e patë u dha mundësia që ta thonë dhe nëfund fare u pranua dhe nga zonja Tabaku ju nuk mund koncesiononi ardhmen.

Pra bëhet fjalë për n angazhim për shumë përtej moshës time politike, po e po, por edhe moshës politike vetë zonjës Tabakundoshta. Kështu , është e gjitha një farsë e orkestruar për baltosur dhe për bërë atë kanë bërë gjithmonë. Ashtusikundër, e thashë për sa i takon hetimit nga SPAK, përsa i takondyshimeve dhe akuzës për korrupsion, ësh një linjë tjetërkomplet, ka bëjë me përgjegjësi totalisht individuale kujtdo akuzohet se, pas shpinës qeveri, pas shpinës sëinstitucioneve, pas shpinës publikut ka hyrë njëmarrëdhënie korruptive. Për këtë e kemi bërë reformën drejtësi dhe për këtë rkojmë ndahen gjërat. Qeveria kapunën e vet, ministrat, zëvendësministrat, gjithë ata punojnë linjën e pushtetit ekzekutiv kanë punën e tyre, opozita dhe deputetët kanë punën e tyre, drejtësia ka punën e vet. Nuk mund jetohet një vend kthyer ferr ngareciprociteti i akuzave, gjithë hajdutë, gjithë kriminelë, gjithë tillë dhe gjithë atillë”, se nuk mundet .

Kështu që prandaj po i ndajmë gjërat e gjërat do ndahen pak nga pak nuk diskutohet, do kërkojë kohën e vetë patjetër, por unë jam shumë krenar që ne jemi sot në një fazë që le të ma thotë, kush e ka imagjinuar deri përpara pak vitesh, se do të kishim ish ministra që janë të dënuar apo të akuzuar në arrest me burg, do të kishim një hetim që është komplet i pavarur e që nuk ka lidhje fare e që nuk do t’ia dijë fare se çfarë mendojmë ne, çfarë mendojnë ata, por ecën përpara, do të kishim edhe këtë shkëmbim, kështu që janë shenjat e para të një transformimi që do kërkojë kohë se ky vend nuk ka pasur drejtësi kurrë, nuk është se kishte përpara komunizmit, erdhi e prishi komunizmi, apo kishte pas komunizmit dhe erdhi e prishi ku di unë se kush. Nuk ka pasur kurrë një destinacion ku në gjykata të jepet drejtësi. Këto janë hapat e parë, është një prapambetje shumë e thellë e nuk dilet nga prapambetja e thellë se dua unë apo se duam ne por kërkon kurajë për të bërë reformën dhe kurajën e patëm ne, nuk e patën të tjerët para nesh, kërkon vendosmëri për ta çuar përpara, ne e kemi vendosmërinë. Kërkon durim të madh,  kërkon të shtrëngosh dhëmbët dhe kur përballesh me vendime që do doje të vije ulërimën por ke vendosur të investosh në këtë kulturë të re dhe të tjerat pastaj

  Zoti Kryeministër, deklaruat që jeni krenarë me inceneratorët, gjithashtu dhe me bashkëpunimin me Lefter Kokën për periudhën që ai ka qenë ministër i mjedisit. A do kërkoni asistencën e tij në projekte të ngjashme në të ardhmen?

Kryeministri Edi Rama: Tani, me gjithë respektin se ndalova këtu pas 10 orësh për t’ju respektuar juve, por për këto pyetje bëni mirë që të mendoheni dy herë dhe të mos imitoni shembujt më të këqij që i kishit sot përpara syve. Kjo është mungesë etike dhe unë po mjaftohem për momentin duke të thënë që bëni mirë të mos imitoni shembujt më të këqij, dakord? Dhe mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni në mirkofonët tuaj me gojën tuaj, mendoj unë, pastaj ju zgjidhin vetë, vendosni vetë. Unë një më shumë, një më pak, i kam shumë xhagajdurë përballë kështu që nuk më bën ndonjë ndryshim, por nuk është mirë sinqerisht. Je djalë i ri. Kjo nuk është kulturë gazetarie, kjo nuk është etikë.

–        Deklaruat që jeni krenar me inceneratorët…

Kryeministri Edi Rama: Por ç’do me thënë që do kërkosh asistencë? Çfarë do të thotë kjo?

–        Asistencë duke qenë se deklaruat që keni bashkëpunuar dhe ka qenë një periudhë bashkëpunimi me zotin Lefter Koka. Jeni krenar për gjithë punën që është bërë me inceneratorët.

Kryeministri Edi Rama: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, të gabosh është njerëzore. Ia thashë atyre, po ta them edhe ty se edhe ti e meriton.

–        Si ndiheni që pas gati 20 vitesh riktheheni të dëshmoni në një komision hetimor dhe qëndroni për gati 13 orë.

Kryeministri Edi Rama: Sa u bënë? 13 orë apo 10? Aman se me këto shifrat të gjithë jeni bërë.

–        Llogarisim dhe orët tona të punës prandaj.

Kryeministri Edi Rama:  Ah, i llogarisni me lekët e reja. Ju keni qëndruar më gjatë në fakt. Si u ndjeva? Është fatkeqësi të shohësh në fakt pas kaq shumë vite, ka ndryshuar edhe një gjeneratë aty dhe këta janë po ata, është fatkeqësi shumë e madhe.

–        Zoti Rama, do të ngrini padi për akuzat që bëri Luçiano Boçi që jeni pjesë e një grupi të strukturuar kriminal?

Kryeministri Edi Rama: Do të marrim njëherë kohën që të mbarojë të gjithë hetimet SPAK-u, të çojë të gjithë akuzat nëse ka të tjera në gjykatë dhe pastaj sigurisht që çështjen e grupit të strukturuara kriminal do ta trajtojmë në gjykatën përkatëse. Nuk flas për emra por me siguri që për fat të keq, e them për fat të keq se nuk është dëshira ime, tani e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku, do takohemi përsëri por mbasi të mbarojë kjo. Zonja Tabaku është recidiviste për shpifje, më vjen keq, por do më duhet ta bëj prapë sepse është shumë e rëndë, nuk ndodh në asnjë vend, sado e tensionuar të jetë lufta politike, që një politikan, një parti politike, një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, është diçka që nuk ndodh. Është përtej. Por sigurisht që jo përpara se sa të bëhet i gjithë hetimi. Kur të mbarojë i gjithë hetimi jo i komisionit, se ky nuk është hetim por është një farsë, por hetimi i SPAK-ut, atëherë sigurisht që do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo, muaj të tërë rrokanis kokën e dynjasë, u vodhën 430 milionë, i vodhën. Ku janë?

–        Keni ndonjë pendesë për këtë strategji komunikimi që e vonuat kaq shumë përgjigjen ndaj akuzave që ka bërë opozita për gati më shumë se 6 muaj?

Kryeministri Edi Rama: Prita të mbaronte “Big Brother”.  Mirupafshim! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY