Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Gjykata vendos arrestimin e 6 personave, 5 janë zyrtarë të ALUIZNI-t, të gjitha detajet e dosjes hetimore

23/02/2022
Berisha thirrje për mosbindje civile: Mos paguani asgjë për legalizimet, do tua legalizojë PD me 1 euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot arrestimin e 6 personave mes të cilëve 5 janë zyrtarë të Aluiznit. Indicja ka ardhur nga legalizimi i një qendre shëndetësore në Petrelë si pasuri private.

Prokuroria ka hetuar rastin dhe ka kërkuar arrestimin e zyrtarëve dhe pronarit të qendrës shëndetësore.

Detajet:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 9.112.201, regjistroi procedimin penal nr.8128 për veprën penale të“Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Ky procedimi është regjistruar mbi bazën  e materialit kallëzues nr.14186, datë 9.11.2021, të depozituar nga shtetasi Rajmond Kola kundër shtetasit Hajdar Sula.

Nga hetimi i realizuar nga organi i akuzës, ka rezultuar se shtetasi Hajdar Sula, ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës e cila shërben si Qendër Shëndetesore e fshatit Qeha, Komuna Petrelë.

Pas administrimit të dokumentacionit të legalizimit të pasurisë së ndodhur në ZK 3091, pasuria me nr.151/9/1-ND, vol.5, faqe 91, regjistruar me referencën nr.0000429, me vendimin e datës 12.1.2022, organi I akuzës, vendosi kryerjen e ekspertimit vlerësues, duke caktuar ekspert vlerësues të pasurive tëpaluajtshme dhe i ngarkoi këto detyra:  

1. Të verifikohet numri i pasurisë sipas objektit të lejës së legalizimit.
2. Të pozicionohet në terren prona objekt i lejes së legalizimit dhe të verifikohet sipërfaqja faktike e saj.
3. Të verifikohet nëse ka pronë tjetër në afërsi të objektit të legalizuar. Të identifikohet pronari  i kësaj pasurie dhe sipërfaqja faktike duke marr si referencë, objektin e legalizuar.
4. Të pozicionohet në terren Qendra Shëndetsore (Ambulanca) e fshatit Qeha-Shytaj, duke marr si referencë objektin e legalizuar.  

Pas këqyrjes në terren të pasurisë dhe kryerjes së ekspertimit vlerëses eksperti ka arritur në konkluzionin se:

“qendra shendetesore ne fshatin Qeha –Shetaj ka qene qysh para viteve 90 dhe sikur arsyetova nuk eshte ndertuar nga  shtetasi Hajdar Sula sikur eshte vetdeklaruar prej tij dhe gjithashtu konstatohet qe nga ana e njesise vendore dhe institucionit te ALUIZN  IT nuk jane respektuar dispozitat ligjore  per kete  ndertese objekt i ketij ekspertimi”.

​Lidhur me individualizimin e autorëve dhe përgjegjësinëpenale, ka rezultuar se:

a- Ish-punonjësit të ALUIZNIT, që kanë bërë matjet nëterren Klediol Bilo dhe Petro Fusha janë konsumuarelemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta punonjësnë kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalzimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar  nenin 7 të ligjit nr.9895, datë 09.06.2008)me veprimet e tyre, kanë shkuar në terren, kanë kryer matjetdhe nuk kanë pasqyruar që në objektin objekt legalizimindodhej Qendra Shëndetsore e fshatit Qeha-Shytaj, që ështëpasuri shtetërore.
b- Nga ish-punonjësi i ALUIZNIT Adrian Duro, konstatohet se me mosveprime janë konsumuar elementë tëveprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni248 të Kodit penal.  Punonjësit e Aluizinit, konformdetyrimeve ligjore, më datë 2.11.2018 kanë dërguar në ZyrënVendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kërkesënpër përcaktimin e statusit juridik të pronës.
c- Gjithashtu, veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me mosveprime, konstatohet ta kenë konsumuar edhe punonjësit e AgjencisëShtetërore të Kadastrës, të cilët kanë pajisur me çertifikatëpronësie mbi objektin 2 kat, të ndodhur në ZK.3091, me numër pasurie 151/9/1,e afishuar në vol.2, faqe 188, të cilëtedhe pse kanë konstatuar se është pasuri shtet, përsëri kanëvazhduar me regjistrimin e lejes së legalizimit, Ergys Halilidhe Leonard Grabova.
d- Përsa i përket shtetasit Hajdar Sula, vlerësohet se kakonsumuar dy vepra penale, atë të “Mashtrimit” të parashikuarnga neni 248 i Kodit Penal dhe “Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Në dosjen e legalizimit të pronës, ndodhen dy deklarata noteriale, të këtij shtetasi, i cili deklaron fakte të rreme, lidhur me investimin nga ana e tij në godinën e Qendrës Shëndetsore, që në vitin 1997. Në deklaratën për përfshirjen në procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe/ose shtesës në ndërtim me leje, nr.2369 prot, datë 31.10.2014, shtetasi Hajdar Sula, deklaron se objektin e ka ndërtuar në nëntor të vitit 1997. Ndërsa në deklaratën noteriale me nr.703 rep, nr.278/2 kol, datë 20.3.2017, para noterit Lorenc Daka, shtetasi Hajdar Sula, kërkon legalizimin e objektit dy kat, në bazë tëdeklaratës për përfshirjen në procedurën e legalizimit nr.2369 prot, datë 31.10.2014. Ai deklaron gjithashtu, se ndërtimin e mësipërm, prej dy kat e ka vetëm për banim dhe nuk do tëpërdor për qëllime të tjera veç banimit.

Ne vijim te veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit te ceshtjes Bledar Valikaj iu kerkua Gjykates se Shkalles se Pare caktimi i masave te sikurimit si me poshte:

1. Hajdar Sula, i biri i Zyber dhe i Nurije, lindur më25.10.1961 në Qeha dhe banues në Tiranëm si person idyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe“Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale.

2. Klediol Bilo, i biri i Vesel dhe i Elisabeta, lindur më18.7.1984 në Fshatin 31 Korrik dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes te ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

3. Petro Tusha, i biri i Fatos dhe i Ermira, lindur më 24.1.1980 në Berat dhe banues në Tiranë, me detyre punonjes ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

4. Ergys Halili, i biri i Agim dhe i Valentina, lindur më 4.7.1990 në Tiranë dhe banues në Tiranë, Bulevardi “Bajram Curri”, punonjes te ASHK si person idyshuar, për kryerjen e veprave penale  të“Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

5. Leonard Grabova, i biri i Ramadan dhe i Vera, lindur më 1.2.1966 në Tiranë dhe baues në Tiranë, Rruga “Kajo Karafili” nr.60, si person i dyshuar, për kryerjene veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

6. Adrian Duro, i biri i Mitraq dhe i Zyra, lindur më 10.6.1985 në Ersekë, banues në Tiranë, Rruga Lord Barjon, si person i dyshuar, për kryerjen e vepravepenale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

Nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane u pranua kerkesa e Prokurorit per caktimin e masave te sigurimit arrest ne burg ndaj ketyre shtetasve.

Ne bashkepunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane po vijohet me ekzekutimin e Udherit te Ekzektimit te arrestit te nxjerre nga Prokurori Bledar Valikaj

Ne vijim ne bashkeupunim me Seksionin e Luftes Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane do kryhen veprime te tjera per te dokumentuar veprimtarine kriminale te ketyre shtetasve por edhe te gjithe institucioneve perkatese pasi ka dyhsime te arsyeshme qe ky grup ka vepruar edhe ne raste te tjera duke zhveshur objekte shteterore nga pronesia shtet dhe duke i pasqyruara ato si ndertime informale dhe legalizuar dhe regjistruara si prona private me pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026
Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle ndaj të afërmit të ish-zv.kryeministres

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026
Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.