Vodhi një Lap Top dhe më pas i vuri zjarrin banesës, vihet në prangat e policisë 38-vjeçari.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.E., 38 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi në lagjen “30 vjetori”, në banesën e shtetasit E.Xh., ka vjedhur në Lap Top dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.E., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale fishek luftarak, disa çelsa bravash, 1 Lap Top dhe disa orendi shtëpiake të cilat dyshohet të jenë vjedhur më parë.
Në vijim të veprimeve hetimore shtetasi K.E, dyshohet të jet autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit M.Zh., ku ka marrë disa orendi shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/