“Toke shteterore, e regjistruar ne emer te Bashkise Fier, jepet si garanci...

“Toke shteterore, e regjistruar ne emer te Bashkise Fier, jepet si garanci per kredi”

46
0
Shares

Deputetja e PD, Dhurata Çupi citon Raportin e KLSH për inceneratorin e Fierit ku një tokë shteterore, e regjistruar ne emer te Bashkise Fier, jepet si garanci per kredi. Ndërkaq kryetari i bashkisë, Armando Subashi tha në komisionin hetimor se nuk kishte dijeni. Të veprojnë institucionet përkatëse, tha ai.

Pyetje-përgjigje në komision:
Dhuarata Çupi: Ju kishit vendim te Keshillit Bashkiak per fshatin Portez, e sugjeruat dhe e bete pjese e kontrates koncenionare. U nenshkrua kontrata koncensionare. Filloi ekzekutimi i kontrates. Buxheti i shtetit filloi te jape parate koncensionarit, nderkohe qe akoma nuk kishte vendim te Keshillit Bashkiak per vendndodhjen qe eshte sot. Kishte nje vit qe te gjitha porcedurat, studimet ishin kryer mbi fshatin Mbyet. Nderkohe qe per 4 dite u ngrit nje grup pune, qe sipas jush, I ploteson kushtet. Por nderkohe qe studim hidrik, etj, e te japin garanci per kete gje nuk kishte. Ju thate qe kishte protesta te vazhdueshme, çka verteton ate qe tha KLSH, nuk ka patur degjesa publike. Sepse nuk mund te kete edhe protesta te qytetareve ose ka pasur degjesa. Ose eshte bere degjesa publike dhe nuk ka pasur protesta ose ka pasur protesta dhe nuk ka pasur degjesa publike! Si ka mundesi qe destinacioni i investimit ishte fshati Mbyet dhe ju u mblodhet pasi u nenshkrua kontrata, ju rifilluat dhe vute ne levizje KB qe te beje studimin, qendrueshmerine dhe te gjeje toke ne Mbrostar? Ju vete thate se kishte protesta te banoreve, sikurse thote edhe KLSH. Ju ose nuk keni bere degjese publike, sikurse e parashikon ligji. Ndaj ose keni bere degjese, ose nuk kishte protesta?

Armando Subashi: Duke filluar nga kjo e dyte, vendimi Apelit Administrativ do gjeni pyetjen lidhur me degjesat publike. Gjykata e ka sanksionuar ne vendim. Nuk e komentoj, por e marr te mireqene. Gjykata gjeti lejen mjedisore te ligjshme, degjesat jane bere, banoret nuk kane dhene pelqimin, por dhenia e pelqimt nuk eshte kusht per dhenien e lejes mjedisore.

Dhurata Çupi: Aktet e vitit 2016, per buxhetet e viti 2018, 2019. Ndersa vendimi i gjykates eshte 2020. Une ju pyeta se çfare bete me pronen per nje vit qe kishit proceduat dhe me pas ngritet komisionin per 4 dite, merrni nje truall tjeter me vlere 400 mln leke? Prona shteterore, prone e bashkise Fier vihet si garanci per koncensionarin?

Armando Subashi: Se pari, vendimi i Gjykates eshte i 2020, por vendimi ka analizuar gjithe situaten e 2016 dhe 2017. Sipas ketij vendimi, objekti eshte pavlefshmeri absolute e lejes mjedisore dhe ndertimit. Leje mjedisore nje nder shkaqet eshte edhe mungesa e degjesave. Gjykata e ka gjetur te paargumentuar dhe ka lene ne fuqi lejen mjedisore. Eshte i njejti pretendim i ngritur edhe ketu. Edhe sa i takon lejes se ndertimit, gjykata ka thene se leja e ndertimit i dhene nga KKT-ja eshte gjetur ne perputhje me ligjin. Pretendimet se eshte ndertuar ne toke are, jane cilesuar te pabazuara. Sa i takon pyetjes, une nuk jam ne dijeni dhe besoj se prona e shtetit te jete lene si garanci per kredi te mundshme. Nuk na ka njfotuar njeri per kete çeshtje. Prona e shpronesuar ne emer te bashkise Fier eshte lene si garanci per kredi. Nuk kam asnje informacion. Nese mendoni se ka problem ligjor apo kontraktor, le te veprojne institucionet perkatese. Nese eshte ne rregull apo jo le te pergjigjet.

Jorida Tabaku: Është fakt, shteti shkeli kontraten e vet me nje dem ekonomik 460 mln leke per kompensimin e nje prone ne Fier.

Z.Subashi, ju disa here perseritet qe ishte vendim i Keshillit Bashkiak por me lini t’ju korrigjoj se ju jeni jurist. Koncensionari ka dorezuar nje studim fizibiiliteti dhe ky studim fizibilitti eshte kontrata e tij me shtetin shqiptar. Gjithe pikat e studimit fizibilitetit e kane bere fitues. Ate e ka bere fitues fakti qe thuhet se atje nuk ka shpronesim. E ka bere fitues fakti qe merr kete fshat. E ka bere fitues fakti qe thote kam ekspericene. E ka bere fitues fakti qe ka thene kam kapital, kur nuk kishte kapital. E ka bere fitues fakti qe ka thene se nuk harxhojme 460 mln leke per shpronesimin e nje prone. Ajo kontrate koncensionare eshte firmosur mbi supozimet e sudimit te fizibilitetin I cili e ka bere ate kompani fituese. Perndryshe ju nuk do ta kishit takuar z.Klodian Zoto apo Mirel Mertiri, por do kishit takuar Klodian Zoto tjeter. Ai e bere oferten e pakerkuar se bshku me zonjen Sevi Zami, punonjese e tij. E rendesishme eshte te thuhet se te gjitha arsyet perse u radhit si kompanie fituese kane rene poshte. Çeshtja e prones nuk ka ardhur si propozim i juaji por nga studimi i fizibilitetit qe shteti shqiptar e ka firmosur, e ka mare te mireqene, ka angazhuar buxhetin e shtetit dhe nga ana tjeter e ka bere kete kontrate te detyrueshme per buxhetin e shtetit. 460 mln leke nuk ehste ne ate kontrate. Fakt eshte qe shteti shkeli kontraten e vet me nje dem ekonomik 460 mln leke. Pjesa tjeter eshte histori se si ndryshua toka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY