TEPELENË/ Nuk përmbahet më, godet me grusht në fytyrë administratorin e Njësisë...

TEPELENË/ Nuk përmbahet më, godet me grusht në fytyrë administratorin e Njësisë së Luftinjës

60
0
Shares

Goditi për shkak të detyrës administratorin e Njësisë Administrative Luftinjë, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi për shkak të detyrës ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Izvor, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Luftinjë.

Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY