Fermerët e serave dhe blegtorët e qarqeve të Beratit e Fierit bllokuan sor rrugën nacionale protestë në Urën e Kuçit, aty ku ndahet kufiri mes dy qarqeve.
Fermerët kanë protestuar kundër 3-fishimit të çmimeve të plehrave kimikë dhe imputeve bujqësore, për subvensionet diskriminuese dhe për rritjen e çmimit të naftës.
Disa ditë më parë, Sindikata e Fermerëve të Bashkuar i ka dërguar një shkresë zyrtare qeverisë, ku kërkonin subvencione, ulje të çmimit të naftës dhe imputeve bujqësore, por ende edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/