Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit. Detajet që nxori në dritë dita e katërt e komisionit hetimor për inceneratorët.
Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama. Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt:
Dita 4
Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer.
Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.
Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion leke për paga te cilaj paguheshin me parate e buxhetit te shtetit
Administratorit të Fierit thotë se nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.
Kompania BCG, ne pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit ka bërë ofertën e pakërkuar per inceneratorin e me pas ia shet kompanin Klodian Zotos
Pjesë e gares ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.
Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj.
Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë
Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vete bejne auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi
Janë paguar 23 milionë euro për incenerotorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/