Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Pronarët e inceneratorëve njohje të vjetër me ministrin Ahmetaj

19/02/2022
Vjedhja e Shekullit/ Tabaku: Inceneratorët morën kredi me garanci sovrane në pandemi për paga 4 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Komsionin Hetimor të Inceneratorëve ishte i pranishëm përmes platformës online, administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit Loran Dusha. Ai paraqiti disa ditë më parë një test Covid-19 ku rezultonte pozitiv por këmbëngulja e opozitës për ta pasur dëshminë e tij vuri në lëvizje Kuvendin për të ofruar një dëshmi përmes platformës online.

“Intervistuam edhe z. Loran Dusha, pas një jave që përpiqeshim që të kishim kontakt me të. Nga informacioni dhe intervista e tij përveç fakteve që nuk di, nuk kam dëgjuar, nuk kam parë, mgjse ka rreth 10 vite që është përfaqësues i kompanive që zotëron Klodian Zoto, Loran Dusha çuditërisht del edhe punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”. Të gjithëve ju kujtohet Kompania “Hermes Communication” është kompania ku ka qenë aksioner Ministri i sotëm Rindërtimit, z. Arben Ahmetaj”, u shpreh kryetarja e Komisionit Tabaku në konferencë.

Sipas Tabakut kjo provë e re që u zbulua në dëgjesat e komisonit tregon se skema e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar criminal zbatohet nga 10 individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të hershëm. Ajo vuri në dukje se “Janë 10 individë që punojnë në po të njëjtën kompani, për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Që hapin kompani të reja, që regjistrohet si asministratorë në kompani të reja, të cilët marrin kontrata të ndryshme konçesionare.”

Partia Demokratike thekson se Arben Ahmetaj është një nga përfituesit e aferës së inceneratorëve, pasi është faktuar se Ahmetaj ka qenë i përfshirë në aksident automobilistik ndërsa udhëtonte me makinën e Mirel Mërtirit në Maqedoninë e Veriut.

Tabaku bëri publike dokumenta ku faktohet përfshirja e Administratorit Loran Dusha në kompaninë e themeluar dhe me aksione të Arben Ahmetaj, “Hermes Communication”, ndonëse Dusha e mohoi këtë.

Po kështu Tabaku bëri publike dokumente që flasin për lidhjen e ngushtë të Dushës dhe Gugalljas pasi të dy kanë punuar për vite tek kompania C.G.C që administrohet nga Mirel Mërtiri.

Tabaku vuri në pah faktin se kompania e inceneratorëve ndonëse është paguar dhe në kohën e pandemisë për shpenzime luksi ka mundur të përfitojë edhe 69 mln lekë nga fondi i garancisë sovrane.

“A i kujtohet të gjithë shqiptarëve se si u mbyll e gjithë Shqipëria se si bizneset e vogla falimentuan, se si mijëra qytetarë dolën pa punë, se si thonin se nuk kemi mundësi t’i paguajmë dot me buxhetin e shtetit, ndërkohë që inceneratori ka marrë kredi me garanci sovrane për paga 4 mijë euro.
Të vetmet të ardhura ishin nga buxheti i shtetit të cilat nuk ndaluan asnjëherë, dhe ata përsëri marrin lek nga shteti për të paguar pagat.
A e kuptoni përmasën e këtij skandali përmasën e kësaj afere të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.