Vjedhja e Shekullit/ Tabaku: Inceneratorët morën kredi me garanci sovrane në pandemi...

Vjedhja e Shekullit/ Tabaku: Inceneratorët morën kredi me garanci sovrane në pandemi për paga 4 mijë euro

52
0
Shares

Komisioni hetimor gjeti sot se Inceneratorët morën kredi me garanci sovrane në pandemi për paga 4 mijë euro. Shqiptarët mbetën pa punë nga falimentimi i bizneseve në të njëjtën kohë.

Deputetja Jorida Tabaku tha sot se Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer.,Autorët të vihen përpara drejtësisë. Zyrtarët të shpëtojnë veten duke treguar autorët e vërtetë të vjedhjes së 430 milionë euro të qytetarëve shqiptarë.

KONFERENCA E PLOTË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU:

Pas një mbledhje përsëri të gjatë të Komisionit Hetimor, kemi nisur në orën 10.00 të mëngjesit bëmë publike fakte për qytetarët që lidhen në mënyrë specifike me inceneratorin e Fierit. Sot u fokusuam tek inceneratori i Fierit, por njëkohësisht tek komisioni i koncesionit dhe hartimin e kontratës për inceneratorin e Fierit.

Unë besoj se sot për publikun u bënë publike fakte shumë të rëndësishme për sa i përket procedurës së dhënies me koncesion e cila është e gjitha në shkelje, por unë do të ndaloj këtu në dy elementë të rëndësishëm.

Zotëria Florian Muçaj që erdhi këtu për të dëshmuar ish administratori i Bashkisë Fier, por njëkohësisht sot drejtor i Albpetrolit, si anëtar i Komisionit të Koncesionit ka qenë përgjegjës, sigurisht individualisht, por ne kemi një përgjegjësi shumë të rëndësishme këtu për kryetarin e Bashkisë Fier.

Komisioni i Koncensionit dhe pjesë e kontratës për inceneratorin e Fierit ka qenë fillimisht njësia administrative Portëz, fshati Plyk; i dorëzuar kjo nga kompania koncensionare.

Dua t’ju kujtoj të gjithëve se kompania koncensionare ka marrë bonus për këtë propozim, ka marrë një vlerësim pozitiv se ka bërë këtë propozim; ka studiuar vetë, ka propozuar vetë dhe thuhet “pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit”.

Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi.

Por ajo që është më e rënda dhe më e rëndësishmja në këtë procedurë është që këto kërkesa vijnë nga kompania koncencionare.

Të nderuar qytetarë unë dua t’ju bëj me dije se kompania koncensionare ka miratuar një kontratë, ka firmosur një kontratë me shtetin shqiptar ku i thuhet që “unë do zbatoj këtë projekt, me X kosto”, dhe e ka fituar si ofertë e pakërkuar. Ndërkohë që i ka shkelur të gjitha kushtet e kësaj kontrate.

Po kush e mban barrën e kësaj kontrate të zbatuar keq?!

Sigurisht qytetarët shqiptarë dhe buxheti i shtetit.

Dhe çfarë bën kryetari i Bashkisë Fier, z.Armando Subashi?!

Kam këtu komunikimin nga ZRPP-ja, nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier që i vendos në dispozicion 10 troje publike.

Dhe e dini çfarë bën z.Armando Subashi?!

Zgjedh të vetmin truall i cili është privat. Një tokë arë të cilën e shpronëson me vlerën 460 mln lekë shtesë kostos koncensionare, ndryshe nga sa thuhet në kontratën koncensionare, që thanë se nuk ka absolutisht asnjë kosto dhe e shpronëson në çmimin dyfish, duke e kthyer edhe në tokë industriale.

Ne gjykojmë se kjo është një shkelje shumë e rëndë për sa i përket çështjes së pronës. Në diskutimin që bëmë me përfaqësuesin e

Në diskutimin që bëmë me përfaqësuesin e Komisionit të Konçesionit dolën fakte të rënda përsa i përket kontratës konçesionare dhe dhënies së kontratës konçesionare. Gjatë procesit të dhënies së kontratës konçesionare kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar, kompania BCG, e cila ishte në pronësi të zonjës Sevi Zani, bë një ofertë të pakërkuar dhe largohet.

Dhe e blen kompaninë, z. Klodian Zoto. Zonja Sevi Zani është punonjëse edhe në Tiranë si edhe në Inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë që kontrata konçesionare fitohet nga Klodian Zoto, në shkelje të ligjit dhe të procedurave, një dosje të tërë që unë ia lexova sot në Komision, por pjesë e saj edhe një kompani italiane e cila quhet “Energy Recuperator”.

Një javë pasi fitohet koncesioni, “Energy Recuperator” shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh për një kontratë konçesionare 28 milionë euro që i merr një shoqëri anonime që nuk ka asnjë bilanc, asnjë projekt, asnjë punë.

Shkelje përsëri e Komisionit të Konçesionit, shkelje shumë e rëndë e proçedurave që në gjykimin tonë të gjithë anëtarët e Komisionit të konçesionit dhe të hartimit të kontratës duhet të jenë përpara drejtësisë.

Sot intervistuam edhe z. Loran Dusha, pas një jave që përpiqeshim që të kishim kontakt me të. Nëpërmjet teknologjisë së informacionit kishim një kontakt me të. Nga informacioni dhe intervista e tij përveç fakteve që nuk di, nuk kam dëgjuar, nuk kam parë, mgjse ka rreth 10 vite që është përfaqësues i kompanive që zotëron Klodian Zoto, Loran Dusha çuditërisht del edhe punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”. Të gjithëve ju kujtohet Kompania “Hermes Communication” është kompania ku ka qenë aksioner Ministri i sotëm Rindërtimit, z. Arben Ahmetaj.

Çfarë ndodh me pronësinë e këtyre kompanive.

Janë 10 individë që punojnë në po të njëjtën kompani, për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Që hapin kompani të reja, që regjistrohet si asministratorë në kompani të reja, të cilët marrin kontrata të ndryshme konçesionare. Po, kur s’kishte asgjë për t’i fshehur shtetit, përse detyrohen që të krijojnë një rrjet kompanishë guackë me njëra – tjetrën, me pronësi aksionesh, por i fshehin emrat e tyre, indentitetin e tyre, fshehin veprimet e tyre pas këtyre kompanive?

Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe dhe përgjigjia është për të indentifikuar pronarët përfitues.

Ajo që ndodhi sot me dëshminë e administratorit të Fierit. Ai nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro dhe unë këtu kam librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Ai nuk e mban se si ka bërë pagesa fiktive për kompani që janë dënuar për pagesa për punë të pakryera.

Ai nuk kujton dot se si kanë marrë pagat, kur nuk kanë punuar. Se si kanë blerë pajisje kur nuk kanë punuar, se si kanë pasur 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar. Ai nuk e kujton dot megjithëse ka më shumë se 10 vite, që në vitin 2010 që është i lidhur me këto kompani.

Po në dëshminë e tij, ne përsëri vumë re një fakt tjetër të rëndësishëm.

Përveç inceneratorit të Elbasanit i cili kishte marrë kredi me garanci sovrane dhe inceneratori i Fierit kishte marrë kredi me garanci sovrane.

A i kujtohet të gjithë shqiptarëve se si u mbyll e gjithë Shqipëria se si bizneset e vogla falimentuan, se si mijëra qytetarë dolën pa punë, se si thonin se nuk kemi mundësi t’i paguajmë dot me buxhetin e shtetit, ndërkohë që inceneratori ka marrë kredi me garanci sovrane për paga 4 mijë euro.

Të vetmet të ardhura ishin nga buxheti i shtetit të cilat nuk ndaluan asnjëherë, dhe ata përsëri marrin lek nga shteti për të paguar pagat.

A e kuptoni përmasën e këtij skandali përmasën e kësaj afere të jashtëzakonshme.

Ndërkohë që sot kishim për të dëshmuar edhe përfaqësuesen, sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës të cilët paralelisht më dëshminë e administratorit të Fierit arritëm që të kuptojmë disa gjëra shumë të rëndësishme. Shteti financon, por nuk kontrollon. Shteti nuk mban përgjegjësi fare se çfarë ndodh me paratë. Askush nuk ka përgjegjësi se çfarë ndodh me paratë. Ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, kompania e auditimit zotërohet nga Stela Gugallja, bën auditin.

Supervizorin e ka propozuar vetë kompania dhe është zgjedhur supervizor ai që donte kompania. Jo nga qeveria siç e ka ligji, i ka zgjedhur të dy kompania. Këto tani dorëzojnë raporte në ministri dhe ministria megjithëse ka shkelje të kontrollit të lartë të shtetit, shkelje të raporteve të monitorimit. Shkelje që evidentohen dhe nga zbatimi i kontratës, thotë që unë s’bej asgjë, vetëm paguaj lekët. As kontrolloj dhe asgjë, Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat dhe s’është askush në këtë qeveri, nuk mban përgjegjësi që kjo ka ndodhur me financat publike dhe me fondet e shtetit. Kjo në gjykimin tonë është një shkelje shumë e rëndë, kjo është një shkelje jashtëzakonisht e rëndë. Dhe ministritë, askush në qeveri nuk ka marrë asnjë masë, asnjë gjobë, asnjë penalitet megjithëse këto kontrata ishin në shkelje. Këto ishin 3 dëshmitë kryesore që ne morëm sot. Elementët që prezantuam sot, që unë besoj nisur dhe nga fakti i interesit shumë të madh publik tregojnë që jemi duke bërë punën e duhur që jemi në rrugën e duhur, që po shkelim ato këmbët që duhet edhe po themi ato emrat që duhet duke pasur parasysh edhe sulmet e ditëve të fundit ndaj Partisë Demokratike dhe në mënyrë të veçantë sigurisht ndaj atyre që denoncojnë këtë aferë.

Në qoftë se ka pyetje?

Pyetje: Është marrë në pyetje nga SPAK kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi është marrë po ashtu në pyetje dhe deputeti i PS Alqi Bllako. Ju jeni në dijeni të faktit se mund të ketë arrestime të tjera në rradhët e socialistëve?

Jorida Tabaku: Une nuk jam absolutisht në dijeni të asaj që bën SPAK-u ose të proceseve që kryen SPAK-u. E inkurajoj që ta vazhdojë punën krahas edhe komisionit tonë parlamentar. Unë besoj që gjithë këto të dhëna që po bëhen publike po vendosin një presion publik edhe mbi SPAK-un për ta kryer punën. Po vendosin një presion publik për këdo që sot ka vendimmarrje për të marrë masa. Unë nuk besoj që do të ketë më mundësi dikush nga përfaqësuesit zyrtarë që të justifikohet që të vazhdojë që të paguaj Fierin kur janë paguar 23 milion euro pa i ditur kush se ku kanë shkuar. Se po kryen vepër penale. Prandaj i jam drejtuar shpesh herë punonjësve të shtetit, shpëtoni veten, bashkëpunoni, deklaroni kush iu ka detyruar të firmosni. E inkurajoj SPAK-un të vazhdojë hetimet ashtu siç po vazhdojmë ne. E them dhe një herë, të gjithë dosjen hetimore unë do ta dorëzoj përpara SPAK-ut menjëherë sapo ky hetim të përfundojë.

Pyetje: Gjatë ditës së sotme i bëtë thirrje SPAK të marrë masa sepse Arjola Kodra mund të largohet dhe mund të ketë një tjetër person që shpallet në kërkim përveç 3 të shpallurve tashmë atyre që janë në kërkim ndërkombëtar. Keni informacione se zonja Kodra ka tentuar të largohet apo implikimi I saj e detyron të marrë një masë të tillë?

Jorida Tabaku: Zonja Kodra bëri një dëshmi, ishte e para në fakt që na hapi siparin e dëshmitarëve, bëri një dëshmi e cila e ekspozoi këtë aferë në kompleksitetin e saj, sepse ajo u gjend pa asnjë justifikim për atë që kishte ndodhur. Zonja Kodra më tepër dhe më rëndë, në fakt bëri një dëshmi të rreme përpara komisionit hetimor, duke deklaruar që kishte filluar marrëdhëniet në vitin 2019. Zonja Kodra, ashtu si zoti Loran Dusha, janë në 10 të preferuarit e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas, sepse kanë lëvizur në të gjitha kompanitë e tyre. Sot stafi i Kuvendit shkoi që ti çonte një njoftim të dytë për tu paraqitur në komision. Ka shkuar ditën e mërkurë, unë e njoftova publikisht ditën e hënë që duhet të jeni përsëri të premten, të mërkurën i nisëm shkresën e dytë, sot i nisëm shkresën e tretë, punonjësi i Kuvendit që nuk është punonjës I PD, por I zyrave të këtij institucioni ku ne jemi sot, ka gjetur derën e mbyllur dhe kanë thënë që askush nga përfaqësuesit e kompanisë nuk është sot këtu. Nuk e kanë lejuar që të futet brenda. Punonjësit të Kuvendit I kanë thënë që kompania nuk ka asnjë zyrtar dhe përfaqësues sot dhe kanë mbyllur derën. Dhe ne zbatuam atë që na thotë ligji: dërguam një kërkesë të tretë dhe deri ditën e hënë, ka 48 orë afat që të paraqitet pranë këtij komisioni. Ndërkohë që na ka sjellë disa nga kërkesat që ne i bëmë në seancë ditën e hënë, jo të gjitha por disa prej tyre.

Pyetje: Zoti Shalsi tha se ka anëtarë komisioni që përpiqen të intimidojnë disa prej dëshmitarëve, duke dalë nga roli I tyre e duke u vënë në rolin e prokurorit. Jeni ju njëri prej anëtarëve të komisionit që I referohet zoti Shalsi dhe a i keni tejkaluar kompetencat tuaja?

Jorida Tabaku: Jo. Nëse do mund të përgjigjem edhe më gjatë. Zoti Shalsi vjen nga një parti që në fakt e kanë veneruar atë sistem, Enver Hoxhën, prokurorët e komunizmit e me rradhë. Është I fundit që mund ti bëjë akuzat dikujt që është nga familje e persekutuar për krime që lidhen pikërisht me hetimin e krimeve të komunizmit. Kështu që herë tjetër unë do ti kërkoja etikë, moral, përpara se të flasi me mua dhe me këdo tjetër nga Partia Demnokratike. Së dyti, ne kemi përdorur të gjithë autoritetin që na jep ligji, të gjkithë përgjegjësinë që na jep ligji, të gjithë forcën që na jep ligji. Unë i kam kërkuar kolegëve socialistë bashkë me zotin Shalsi të mos bëhen mburojë politike. Mos ta justifikojnë korrupsionin. Nuk ka absolutisht asgjë më të rëndësishme se sa të çojmë para drejtësisë ata që kanë vjedhur 430 milionë euro. 430 milionë euro nuk janë pak. Ne kemi pyetur ashtu siç e thashë dje, ndoshta ndonjëherë pak tgë lodhur edhe mund ta kemi ngritur pak tonin, por asnjë herë duke shkelur ligjin. Sot ata që kanë shkelur ligjin janë duke u pyetur në SPAK. Sot ata që kanë shkelur ligjin janë në qeveri.

Pyetje: Ju thatë se inkurajoni SPAK që të hetojë mbi këtë çështje, a e inkurajoni SPAK për çështjen e Çez, privatizimin e kompleksit Partizani?

Jorida Tabaku: Për ato duhet të pyesësh Partinë Socialiste, se nuk bën dot lajm me mua sot. Komisioni I inceneratorëve, e përsëris edhe njëherë: Komisioni i Inceneratorëve, e dashur Rovena se ti ishe atje dhe e pe që nuk kishte inceneratorë, kjo më takon mua. Për të tjerat fol me Taulant Ballën.
Ju faleminderit për vëmendjen.

Librat e Drejtorise se Tatimeve te dy shoqerive ne pronesi te Klodian Zotos. Zoto paguan veteveten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY