Rithemelimi ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Bashës për Berishën dhe ‘Shtëpinë e Lirisë”. Në një deklaratë drejtoresha e komunikimit të Rithemelimit thotë se tashmë Lulit i ka dalë boja.
Deklarata e Garos:
Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!
Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!
Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta!
Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.
Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/