Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali. Si shpëtojnë kriminelët në Emiratet e Bashkuara Arabe

16/02/2022
FOTO/Operacion ndërkombëtar, kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat Belge i kanë bërë jehonë mos ekstradimit nga Dubai të Eldi Dizdarit apo i njohur ndryshe si Denis Matoshi. Teksa raportojnë për kapjen e kontrabandistit të madh të grupit të kokainës Mechelen, Farhan Bouzambou shprehin shqetësimin se si arrijnë “boss-ët” t’i fshihen drejtësisë nëpërmjet Dubait, transmeton abc news.

Farhan Bouzambou u arrestua në Emiratet e Bashkuara pas këkresës së Belgjikës për shkak se ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg.  Që nga dënimi i tij në tetor 2021, De Mechelaar ka qenë në listën e kërkimeve ndërkombëtare të Interpolit. Belgjika tani do t’i kërkojë Emirateve të Bashkuara Arabe ekstradimin e trafikantit të drogës.

Ky do të jetë një test i rëndësishëm. Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne përfundoi një traktat ekstradimi në Abu Dhabi vitin e kaluar, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat. Për shembull, ekstradimi i Nordin El Hajjioui (‘fat Nordin van den Dam’) i dyshuar për kontrabandë ndërkombëtare droge në Belgjikë u refuzua për arsye procedurale . Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare Denis Matoshi në Itali.

Belgjika tani shpreson që një numër i kontrabandistëve të dënuar të drogës të ekstradohen nga Dubai. Nëse Bouzambou ekstradohet, kontrabandistët e tjerë të dënuar të drogës e dinë menjëherë se nuk mund të llogarisin më në mbrojtjen e regjimit në Emiratet.

Ndërkohë mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

Kush është Eldi Dizdari? Eldi Dizdari akuzohet si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Eldi Dizdarit është cilësuar ndryshe edhe si kryetari i bandës shqiptare të drogës “Kompania Bello” që ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të “Ndrangheta-s” /abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.