DOKUMENTI/ Nuk deshi të firmoste kërkesën e Lefter Kokës, ja pse u...

DOKUMENTI/ Nuk deshi të firmoste kërkesën e Lefter Kokës, ja pse u shkarkua ish ministri i Financave, Shkelqim Cani

122
0
Shares

Korespodenca e ish – ministrit Lefter Koka me ish – Ministrin Shkëlqim Cani, përmes Komisionit të Dhënies me Koncesion të Inceneratorëve. Koka i kërkon Canit, miratimin e vlerës financiare të inceneratorit. Ndërkohë që Shkëlqim Cani i kthen një përgjigje Lefter Kokës ku i rreshton mangësitë që ka oferta e kompanisë në pronësi të Stela Gugalljas.

Në letrën e gjatë, Shkëlqim Cani nënvizon “mungesën e një vlerësimi financiar të domosdoshëm”, kundërshtinë e ministrit Cani për procedurën e negocimit pa shpallje dhe mungesën e statusit juridik të shoqërisë.

Por, ministri Cani do të detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër në 10 dhjetor 2014 ndonëse me shumë rezerva sikurse shihet në shkresën e tij drejtuar ish kolegut të tij Koka.

Dy ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues në një garë pa garë, kompaninë e Stela Gugalljas. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY