Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Perëndimi kërkon më shumë prova për tërheqjen ruse nga sulmi mbi Ukrainën

15/02/2022
Perëndimi kërkon më shumë prova për tërheqjen ruse nga sulmi mbi Ukrainën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Perëndimi  është skeptik për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën duke theksuar se ka nevojë për më shumë prova dhe besueshmëri nga Moska, raporton BBC.

Sipas një njoftimi të qeverisë britanike, Rusia duhet të tregojë më shumë prova për të treguar se ajo nuk do të pushtojë vendin. Ndërkohë kryeministri Boris Johnson pritet të mbajë një takim urgjent të martën për të diskutuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës.

Ndërkohë ministria e Jashtme ruse ka akuzuar perëndimin se manipuluan me alarmin për një sulm të mundshëm rus mbi ish-republikën sovjetike.

Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram: “15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Vendimi i papritur i Putinit, Rusia tërheq një pjesë të ushtrisë nga kufiri me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të martën se disa trupa të pozicionuara afër kufirit me Ukrainën, janë duke u kthyer në bazat e tyre, pas përfundimit të stërvitjeve, ka raportuar agjencia e lajmeve, Interfax.

Sipas saj, stërvitjet e shkallës së gjerë në Rusi do të vazhdojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se 130,000 ushtarë gjenden afër kufirit me Ukrainën.

Më 14 shkurt, Rusia e ka lënë derën e hapur për më shumë diskutime me qëllim të zgjidhjes së krizës.

Gjatë një takimi televiziv me presidentin rus, Vladimir Putin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se “gjithmonë ka mundësi” për të arritur marrëveshje me Perëndimin për Ukrainën.

Rusia ka insistuar se nuk ka plane për pushtim, por në të njëjtën kohë kërkon garanci për çështje të sigurisë në Evropë, përfshirë atë që NATO-ja të mos zgjerohet në shtetet si Ukraina, apo ish-republika tjetër sovjetike, Gjeorgjia.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që:

Ukraina të mos pranohet në NATO

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania

Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.