Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pezullohen dy policët e Lushnjës që dhunuan gruan në komisariat

13/02/2022
Pezullohen dy policët e Lushnjës që dhunuan gruan në komisariat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një video është publikuar sot në rrjete sociale ku shihen efektivët e policisë në Lushnjë të cilët nxjerrin një grua nga komisariati me forcë e gjysëm të zhveshur.

Drejtori i Policisë  Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme.

Sipas Policisë, M.V., 21 vjeç, i cili ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, është konfliktuar në Lushnjë me E.M., 35-vjeç. Blutë e qytetit kanë arrestuar të riun.

Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit.

Polici: Ec përjashta.
Gruaja: Për ça përjashta zotëri, kush je ti ore?
Polici: Vazhdo jashtë.
Gruaja: Punonjës policie je ti? Kështu do sillesh edhe me çunin tim?

Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetase, të cilën punonjësit e Policisë e nxjerrin nga Komisariati i Policisë Lushnjë, sqarojmë se: Rrethanat e ngjarjes: Ditën e sotme, pas një telefonate në sallën operative, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kishte ndodhur një konflikt, menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) ishte konfliktuar me shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin M. V., 21 vjeç, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. M. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.

Në lidhje me zbatimin e procedurave standarde nga ana e punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, rreth orës 17:00, është informuar nga drejtuesi i strukturës vendore të Policisë, për veprimet e kryera kundrejt shtetases R. M..

Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të Policisë, duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

28/04/2026
Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

27/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

28/04/2026
Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

27/04/2026
Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

Ervis Mata, i njohur si “Boli”, si u zbulua nga policia braziliane

27/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.