Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria ka vendosur të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, të gjithë punonjësit e Rafinerisë së Naftës së Ballshit.
“Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. a.b





