Ilir Meta, letër Kushtetueses: Pse u vonua gjykimi për shkarkimin e Presidentit

Ilir Meta, letër Kushtetueses: Pse u vonua gjykimi për shkarkimin e Presidentit

55
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar shpjegime nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me vonesat e shqyrtimit të shkarkimit të tij nga Parlamenti monist para një viti.

Në shkresën dërguar Kushtetueses kreu i shtetit kërkon të njihet me prova se si u caktua relatori për shqyrtimin e çështjes së shkarkimit të tij, vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë vitin e kaluar, me votat e opozitës parlamentare.

Meta kërkon të njihet me bazën ligjore që ka ndjekur Gjykata Kushtetuese si dhe shtron pyetjen se pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes.

“Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit”. Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur. Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes? Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen”, thuhet në letrën e kreut të shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY