Presidenti Ilir Meta tha sonte në Opinion se në nivelet e larta të opozitës nuk ka gabime por ka tradhëti.
“Opoziten shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje per te ashtuquajturen ceshtja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Per LSI mund te them qe beri nje vetevrasje me djegien e mandateve dhe u be bisht i kesaj opozite te dirigjuar nga Kryeministri. Ne nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”,-tha Meta.
Në vijim Meta tha se LSI bëri gabim fatal me dorëzimin e mandateve në 2019 duke konsideruar se ai ishte skenar i Ramës. Meta tha se futja e deputetëve të listës u bë në mënyrë antiligjore, vetëm me nje firmë të sekretarit të përgjithshëm të KQZ, ndërsa procedura ligjore kërkonte të paktën një muaj vetëm për një deputet.
Duke komentuar situatën në PD, Meta tha se zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.
“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD anetare e PPE? Ju PD e dashur e Shqiperise, me merita te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, kerkojini nje mision PPE per te vleresuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja per situaten ne PD eshte vota”,-tha Meta. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/