Ilir Meta, ironi me me ngjarjen e 11 janarit: Shoh reflektim nga...

Ilir Meta, ironi me me ngjarjen e 11 janarit: Shoh reflektim nga selia, roja ka dhënë dorëheqjen!

62
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e 11 janarit ndërsa nuk kurseu ironinë me faktin se nga kjo ngjarje ka vetëm një reflektim, ai i rojes së PD që ka dhënë dorëheqjen.

“Jam i shqetësua për përshkallëzimin e panevojshëm të një konflikti në PD. Përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve dhe akoma më keq nga protestuesve është i papranueshëm. Vetëm me votë duhet të sigurohet zgjidhja duke patur parasysh se PD është edhe anëtare e Partive Popullore Evropiane.

Akuzat për persona me rekorde kriminale në brendësi të godiës së selisë është një moment i papranueshëm.

Kur nuk pranojmë dhunon për marrjen e pushtetit nuk duhet pranuar dhuna për marrjen e drejtimit të partisë apo mbajtjen e godinës. Mjetet fizike nuk mund të jnë zgjidhje por vetëm mjetet demokratike.

Megjithatë pati reflektim nga PD për ngjarjet e 11 janarit, dhe reflektimi ishte dorëheqja e rojes së selisë së PD-së që të mos jetë dëshmitar i dhunës. Uroj që ky reflektim të ndiqet edhe nga të tjerë”, tha Meta.

Presidenti tha se atë ditë ka komunikuar me policinë por edhe më drejtuesi të PD. Bëra një telefon me Belind Këllicin atë ditë nga ora 10 paradite ku i këkrova që të mos prekeshin makinat në oborr se do të ishte provokim. Më pas i kam kërkuar që të ruanin qetësinë e protestës, tha Meta.

Për mua ka qënë dhunë ndaj të dyja palëve, tha Meta duke theksuar se ka parë dhunë të protestuesve ndaj dyerve të blinduara por kemi parë edhe dhunë tjetër nga zyra e katit të dytë me rrahje me shkopinj, fotografi me persona me maska etj.

Në vijim Meta tha se mund të mblidhen serish ata që  e votuan zotërinë kryetar vitin e kaluar dhe ta votojnë prapë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY