Rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.
Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin.
Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/