Deputetja Albana Vokshi komentoi sot lirimin nga gjykata të 18 të arrestuarit pjesmarrës në protestë duke deklaruar se protestuesit kanë qenë paqësorë dhe nuk ka asnj provë ndaj tyre për dhunë.
Lista e të arrestuarve ka qenë e parapërgatitur nga dyshja Rama-Basha, prandaj dhe nuk egziston asnjë provë për arrestimin e tyre, tha Vokshi.
”Të 18-të kanë protestuar në mënyrë paqësire. Janë arrestuar në ambiente shumë larg selisë së PD-së, pa patur asnjë fakt. Arrestimi është i paligjshëm. Ata janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara nga brenda selise per te ccuar në fund skenarin Basha-Rama për të ruajtur karrigen e Bashës. Organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur, ndonëse në 6 janar në Komisariatin digjital ka shkuar informacion për persona me te shkuar kriminale. Në datën 7 është është regjistruar në Prokurori por nuk është ndërhyrë. Mercenarët u urdhëruan nga z.Basha për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Nuk janë arrestuar ata që kemi denoncuar. Janë raportuar në policinë digjitale. Nuk është bërë hetimi deri në fund. Duhet të dalë para drejtësisë ata që e urdhëruan dhe ata që bënë skenarin e dhunës”, tha Vokshi për mediat. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/