Një burrë 50 vjeç qëlloi me armë mbi bashjetuesen e tij duke e lënë atë pa jetë. Fill më pas ai drejtoi armën ndaj vetes por i ka shpëtuar vdekjes.
Ngjarja ndodhi në Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, vetëm pak kilometra nga Shkodra.
Ngjarja ndodho rreth orës 16:44, pas një grindjeje kur Nik Hila, rreth 50 vjeç, qëlloi me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gjuliana Topalli, 40 vjeçe.
Hila pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes, njofton policia e Shkodrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/