Policia vijon shkeljet në vendngjarje, mban zyrtarët në seli dhe duke hyrë...

Policia vijon shkeljet në vendngjarje, mban zyrtarët në seli dhe duke hyrë e dalë lirshëm

40
0
Shares

Zyrtarët brenda selisë po qëndrojnë aty në mënyrë të paligjshme që nga momenti kur ka nisur mbledhja e të dhënave nga policia. Fakti që policia po mban brenda zyrtarët është shkelje e rëndë e hetimit dhe e bën atë të anshëm.

Ndërkohë Basha ka ftuar mediat ne zyrën e tij duke bërë edhe presion mbi policinë përmes Gazment Bardhit.

Lulzim Basha po kërkon të fusë mediat në selinë e PD-së për të shkatërruar provat.

Në këtë mënyrë po joshen demokratët të kthehen sërish te selia pavarësisht se protesta është mbyllur.  a.b

Njoftimi i policisë së shtetit:

Policia e Shtetit informon se:

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, në selinë e Partisë Demokratike, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës.
Duke filluar nga jashtë, deri në të gjitha ambientet e brendshme të selisë, do të bëhet këqyrja dhe do të mblidhet çdo provë e paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.

Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë ne akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë.

Në vijim do të ketë njoftime të tjera lidhur me këtë situatë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe çdo akuzë apo insinuatë me sfond politik ndaj saj është thjesht e papranueshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY