Mbretëria e Bashkuar regjistroi për herë të parë gjatë ditës së djeshme më shumë se 200,000 raste të reja në 24 orë. Sipas të dhënave të qeverisë, vendi ka regjistruar 218.724 raste dhe 48 viktima duke cuar numrin e të vdekurve në 148,941. Më shumë se 14,000 pacientë aktualisht po marrin trajtim në spitale.
Kryeministri Boris Johnson deklaroi do të vazhdojë zbatimi i masave të “Planit B” për Anglinë. “Meqë (Sistemi Kombëtar Shëndetësor) është në prag të kolapsit, unë rekomandoj vazhdimin e planit B”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Plani B ka të bëjë kryesisht me punën e detyrueshme në distancë, përdorimin e maskës në vende publike dhe demonstrimin e certifikatës Covid për hyrje në vende të caktuara. Johnson argumentoi se Britania mund të kalojë valën e Omicron pa imponuar bllokimin, por shtoi se javët e ardhshme do të ishin të vështira.
“Kemi mundësi ta kalojmë këtë valë pa izoluar vendin”, theksoi ai. “Por javët e ardhshme do të jenë të vështira, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në mbarë botën.”, raportojnë mediat britanike. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/