‘Burri nuk është mirë në krevat’, gruaja në Qerret te fallxhorja: Të...

‘Burri nuk është mirë në krevat’, gruaja në Qerret te fallxhorja: Të hajë sheqer dhe fërgesën që do i bëj unë

410
0
Shares

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar një rast të një qytetareje, e cila ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti i saj ka një disfunksion seksual.

Zgjidhja që i jep fallxhorja është shumë e thjeshtë, pasi i sugjeron qytetarës që tí japë burrit sheqer dhe fërgesë.

Qytetarja – Mirë se të gjeta!

Fallxhorja – Si je? Si kalove?

Qytetarja – Mirë!

Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?

Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…

Fallxhorja – Hë, hë!

Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…

Fallxhorja – Sa keni të martuar?

Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.

Fallxhorja – Emri jot?

Qytetarja – Ana!

Fallxhorja – Po burri?

Qytetarja – Selim!

Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.

Qytetarja – Si është i lidhur?

Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.

Qytetarja – Ka magji?

Fallxhorja – Hë, hë…

Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?

Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?

Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.

Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?

Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!

Qytetarja – Hë, hë, po!

Fallxhorja – Një nesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Një pasnesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!

Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit! tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY