Dy avokatë padisin qeverinë për nxjerrjen e të dhënave personale

Dy avokatë padisin qeverinë për nxjerrjen e të dhënave personale

784
0
Shares

Dy avokatë, Kujtim Cakrani dhe Arjon Besimaj kanë bërë sor një padi në gjykatë kundër Qeverisë Shqiptare, Ministrisë Financave, AKSHI etj.

Objekti i padisë është shpërblimi i dëmit jopasuror si pasojë e nxjerrjen e të dhënave personale, pagat, ID etj.

“Është një padi ku ndër të tjera çojmë në vend nderin dhe personalitetin tonë si qytetarë në radh të parë dhe si juristë që kuptojmë çfarë do të thotë të nxjerrësh në publik të dhënat personale”, komenton avokati Kujtim Cakrani.

Javën e fundit u publikuan të dhëna personale të rrjedhura nga institucione shtetërore për afro 700 mijë persona ose 1/4 e popullsisë së vendit. Qeveria nuk mori përgjegjësinë për nxjerrjen e të dhënave. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY