Can Kariqi, i riu që u ekzekutua dy netë më parë në Kodër Kamzë ka bërë përpjekje të ikë nga vrasësit pasi është qëlluar ndërkohë që po nisej në një tjetër takim me një vajzë që sapo e kishte telefonuar.
Sikurse është parë nga kamerat viktima ka ecur me makinë rreth 100 metra pasi u qëllua me 4 plumba dhe më pas ka ndërruar jetë, ndërsa automjeti ka ndaluar në anë të rrugës.
Po çfarë po bënte Kariqi para se të vritej. Ai po konsumonte kafe me dy shokë dhe një shoqe dhe në këtë moment kishte lënë një takim me një vajzë tjetër. E reja që priste të takonte Kariçi, shkoi me taksi në zonën e Institutit dhe i kishte dërguar me mesazh në telefon adresën ku po e priste. Policia ka arritur ta identifikojë vajzën nëpërmjet tabulateve telefonike dhe gjatë marrjes në pyetje ajo ka mohuar të ketë dijeni për konfliktet e 32-vjeçarit, rapoeron tv klan.
Paraprakisht hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë, por ende nuk ka prova. Për këtë arsye ata janë duke zbardhur bisedat që ka patur viktima ditën e vrasjes. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/