A ka vjedhje në Kasallë të Tiranës, fshatarët flasin ndryshe me mediat,...

A ka vjedhje në Kasallë të Tiranës, fshatarët flasin ndryshe me mediat, ndryshe me policinë

100
0
Shares

Në lidhje me një video të publikuar në media, e cila bën fjalë për një ankesë të disa banorëve të fshatit Kasallë, ku shprehin shqetësimet se në këtë zonë, brenda një afati kohor prej 10 ditëve, kanë ndodhur disa vjedhje, dhe për këto vjedhje pretendojnë se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 nuk është marrë asnjë masë.

Policia e Tiranës ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë.

Në një sqarim të saj shkruhet:

Nisur nga kronika e transmetuar me datë 25.12.2021, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 menjëherë kanë shkuar në fshatin Kasallë dhe kanë marrë takim me personat që janë intervistuar nga kjo media.

Këta shtetas janë pyetur dhe intervistuar dhe ka rezultuar se asnjë prej tyre nuk ka patur raste të vjedhjeve të banesave apo pronave të tyre, por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa vjedhje.

Gjithashtu, nga verifikimet e bëra rezulton se gjatë dy muajve të fundit, nuk ka asnjë kallzim apo njoftim nga ndonjë banor i zonës Kasallë për vepra penale që cënojnë pronën dhe pasurinë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e mediave, që përpara publikimit të çdo rasti, të kërkojnë informacion pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë duke ju garantuar transparencë të plotë të çdo rasti.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY