Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha për skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve:Tangentopoli, qe meriton nje megaproces

23/12/2021
Basha për skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve:Tangentopoli, qe meriton nje megaproces
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar sot skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve që sipas tij është tangentopoli, qe meriton nje megaproces.

Prononcimi i Bashës para gazetarëve:

Lulzim Basha: Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve, sikundër vazhdon presioni, që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën, që është bishti, si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar. I garantoj qytetarët shqiptarë, që pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së strukturës së posaçme antikorrupsion, e cila dhe një herë, ka gjithë mbështetjen e Partisë demokratike dhe të opozitës, dhe timen personale si kryetar i saj. Përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, Partia Demokratike është e vendosur, të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë, atë pjesë që kushtetuta ia ka garantuar, hetimin e plotë parlamentar, si të masakrës zgjedhore e në veçanti të skandalit të patronazhistëve, ashtu dhe të vjedhjes më të madhe të këtyre 30 viteve, asaj të inceneratorëve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026
Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.