Komisioneri i Mbrojtjes së të dhënave personale, Besnik Dervishi tha sontr në emisionin Open në Top Channel të gazetares Eni Vasili, se e vetmja që ka të dhënat për pagën është Drejtoria e Tatimeve.
Por ai nuk përjashtoi mundësinë që të ketë edhe kontrollues të tjerë të përfshirë, për të cilët po hetohet nga disa struktura.
Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.
Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private, deklaroi Dervishi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/