“Prokurorët e SPAK, heronjtë e fëmijëve”, mund të ndodhë por jo tani

“Prokurorët e SPAK, heronjtë e fëmijëve”, mund të ndodhë por jo tani

56
0
Shares

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha sot se prokurorët e SPAK janë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve ndërsa vlerësoi punën që ka bërë prokuroria e posacme. Kim mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 28 hetuesve të BKH pas një trajnimi disa mujor.

“BKH hap një kapitull të ri të institucioneve të pavarura. Vitin e ardhshëm do shohim një klasë tjetër që do ju bashkohet. Ne do vazhdojmë të bëjmë përpara hap pas hapi. Kur të biem do ngrihemi sërish. Pika kyçe është të ecësh përpara pavarësisht se çfarë thotë të tjerë. SHBA ju mbështesin në çdo mënyrë. Në këtë përvjetor duhet të jeni krenarë se tashmë jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminelëve. Atyre që kishin menduar se mund të arratiseshin apo se kanë një mik, e nuk do jepnin llogari. Atyre ditëve po u vjen fundi. Jeni tmerri i kriminelëve dhe shpresa e fëmijëve”, tha Kim.

Ambasadorja amerikne inkurajon shpesh SPAK për kryerjen e veprimeve të forta. Tani ka nisur procesi i hetimit të inceneratorëve ku është arrestuar një ish ministër. Por publiku, përfshirë edhe fëmijët janë të pakënaqur. Në këtë aferë korrupsioni janë përfshirë kryeministri, zv/kryeministri, disa minitra dhe kryetarë bashkish, përfshirë edhe këtë të Tiranës, Erion Veliaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY