Kreu ende në detyre i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka marrë familjen dhe i ka emëruar delegatë të kuvendit të selisë së Bashës. Janë nipi i deputetit Ferdinand Xhaferri, si dhe kushërira e gruas, raporton syri.net.
Ndërkohë emra në listën e delegatëve deklarojnë se nuk kanë firmosur për kuvendin e 18 dhjetorit.
Por ndërkohë delegatët e 11 dhjetorit nuk janë njoftuar zyrtarisht për kuvendin e 18 dhjetorit që të shmangin praninë fizike. U duhet vetëm emri. Fizikisht zëvëndësohen nga kushërinjtë, nxënësit e shkollës në pronësi të familjes Basha, stidentë të UET, punonjës të disa kompanive private si dhe listat e patronazhistëve.
Më herët deputeti i PD, Edmond Spaho publikoi disa mesazhe ku kërkohej nga selia qe të merreshin me vete sa më shumë anëtarë të familjes për të mbushur sallën. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/