Lulzim Basha i është qepur procedurave duke mos lënë asnjë shteg që dikush që nuk është në krah të tij të mbetet në PD.
Sot gjithë ditën ka kryer zëvendësimet e kryetarëve të degëve që u shkarkuan pak ditë më parë, pasi dolën në mbështetje Sali Berishës.
Degën e Devollit do ta drejtojë Bledion Nallbati, deputeti i PD-së, ndërsa degën e Shijakut nga Red Varaku ndërsa degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetaret e PD.
Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/